Vështirësohet qarkullimi në rrugën e Arbrit, shkak breshëri

Është vështirësuar qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit. Segmentet në të dy hyrjet e tunelit të Murrizit kanë prani të breshërit i cili ra pas një stuhie të fortë.
Aktualisht rruga është e qarkullueshme ku po menaxhohet nga policia rrugore e cila ndodhet aktualisht në rrugë, duke orjentuar drejtuesit e automjeteve.
Policia apelon që të gjithë ata që qarkullojnë në drejtim të Qarkut Dibër të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.