E Diel, 1 Nëntor 2026

Vespa Festival në Durrës, qyteti “pushtohet” nga motorët klasikë italianë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit është kthyer këtë fundjavë në qendrën e adhuruesve të motorëve klasikë, pasi sot zhvillohet një event i veçantë në kuadër të 20-vjetorit të Vespa Club Albania.

Aktiviteti, i organizuar nga Vespa Club Epidamn Durrës, po mbahet nga data 2 deri më 4 maj 2026 dhe pritet të mbledhë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të tjera, duke krijuar një atmosferë festive në qytet.

Programi përfshin parada me motorë Vespa, takime mes anëtarëve të komunitetit si dhe aktivitete sociale dhe argëtuese përgjatë shëtitores “Taulantia”.

Eventi shihet edhe si një mundësi për të promovuar turizmin dhe jetën sociale në Durrës.

“Vespa Festival” konsiderohet një ndër organizimet më të rëndësishme për komunitetin e adhuruesve të motorëve klasikë italianë, duke e kthyer qytetin në një pikë takimi për të apasionuarit pas këtij mjeti ikonik.

Vepsa në Durrës, Foto; Gjergji Mima 1 nga 3

/m.q/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›