E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedorezohet 25-vjecari pasi aksidentoi per vdekje 50-vjecarin

Mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene ne vendin e quajtur Ura e Leklit ka ndodhur nje aksident me pasoje vdekjen e nje 50-vjecari. Viktima mesohet se eshte 50-vjecari Flamur Hajdini ndersa autori i kesaj ngjarjeje te rende eshte 25-vjecari Eneid Haxhia. Aksidenti eshte shkaktuar nga nje automjet tip Benz me targa italiane BN 877 LN qe drejtohej nga 25-vjecari Haxhia lindur dhe banues ne Tepelene. Nderkohe Haxhia ka qene duke udhetuar nga Gjirokastra per ne Tepelene dhe rreth 20 metra pa vajtur tek kryqezimi i Ures se Leklit ne rrugen nacionale ka perplasur shtetasin Hajdini. Si pasoje e perplasjes automjeti ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me tabelat orientuese ne anen e rruges duke i marre para ato dhe shtetasin e lartpermendur per disa metra. Flamur Hajdini ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa Haxhia nga frika ka braktisur automjetin dhe eshte larguar nga vendngjarja. Ndersa me vone rreth ores 23.30 mesohet se eshte vetedorezuar ne Komisariatin e Policise se Gjirokastres.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›