Tirane 2 dite i zhdukur gjendet i vdekur ne taksine e tij
Mbremjen e djeshme ne kryeqytet afer maternitetit te ri prane zones se Brrylit eshte gjetur i vdekur taksisti 41-vjecar. Viktima eshte Ardjan Hodja 41-vjec i cili punonte taksist me makinen me targa TR 380 C. Sipas burimeve nga policia mesohet se Hodja eshte gjetur nga nje kalimtar i rastit pasi kishte hyre ne taksine e tij per ti kerkuar ta conte ne destinacionin ku ai deshironte ka vene re shoferin e pa jete dhe ka njoftuar menjehere policine. Nderkohe qe nga deshmite e mbledhura ne vendngjarje mesohet se dy dite me pare familjaret e 41-vjecarit Hodja kishin denoncuar ne polici per zhdukjen e tij.