E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 2 vëllezër lënë paratë në kazino dhe sulmojnë rojet, plagosen me armë

TIRANE – Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri në kryeqytet, pasi janë përleshur me rojet e një kazinoje, ku kishin humbur shuma të mëdha parash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, pranë një kazinoje në kryqëzimin e rrugës “Dervish Hima” në Tiranë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dy vëllezërit Erand dhe Arben Dogjani janë konfliktuar me pronarët dhe rojet e kazinosë, pasi kishin lënë në lojërat e fatit shumë para. Ata i kanë qëlluar rojet private me thika dhe mjete të forta, duke plagosur dy prej tyre. Në kushtet e vetëmbrojtjes rojet janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, duke plagosur dy vëllezërit Dogjani, të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë në sherr, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›