E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm 2 minuta shi përmbytin një zonë në Elbasan, lagja “Gurabardh” nën ujë, rrezikohen bizneset

Reshjet e dendura të shiut, që zgjatën vetëm rreth dy minuta, kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytje të menjëhershme në qytetin e Elbasanit. Më e prekura është lagja “Gurabardh”, një zonë kritike e pozicionuar vetëm 500 metra larg qendrës së qytetit.

Sipas raportimeve të gazetarit të RTSH-24 në vendngjarje, përmbytja ka krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Situata është serioze, pasi niveli i ujit është rritur me shpejtësi, duke bërë që uji të fillojë të hyjë në ambiente tregtare.

“Uji është duke hyrë në biznese,” raporton gazetari, duke theksuar rrezikun e dëmeve të mëdha materiale për sipërmarrësit e zonës.

Shkaku kryesor i kësaj situate, sipas burimeve lokale dhe vëzhgimeve, është mosfunksionimi i duhur i sistemit të kanalizimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›