Vetëm 3 për qind e britanikëve i besojnë Campbellit

Londër, 12 gusht – Rezultatet e një ankete të kryer në Britaninë e Madhe tregojnë se vetëm 3 për qind e britanikëve besojnë se modelja Naomi Campbell gjatë dëshmimit në Gjykatën e Hagës ka thënë të vërtetën.
Pantera e zezë ka deklaruar në gjykatë se ajo nuk e dinte se “diamantet e përgjakshme” që i ishin sjellë në dhomën e hotelit në vitin 1997 ishin nga ish-presidenti i Liberisë, Charles Taylor, i akuzuar për krime të luftës.
Siç njoftojnë gazetat britanike, dëshminë e Campbellit e kanë demantuar aktorja Mia Farrow dhe ish-agjentja Carol White.
Versionin e tyre e besojnë 57 % e të anketuarve, ndërsa manekines i besojnë vetëm 3 % e të anketuarve. Ndërsa 40 % nuk i besojnë asnjërit version. Anketa është porositur nga gazeta “The Sun”.