Vetëm “shenjtorët” shqiptarë vetëvriten!

Ndryshe nga se ka ndodhur me të gjithë profetët e njohur botërisht të njerëzimit që e kanë ndaluar rreptësisht vetëvrasjen, me “shenjtoren” tonë ndodh e kundërta.
Duket se aktin e rëndë, gruaja e njohur me emrin Eleonora Bregu, e ka ndërmarrë për shkak të tokës ku ishte ngritur sekti i saj, në zonën e Selitës në kryeqytet. Plumbi ka qenë fatal për gruan, teksa ka lënë edhe një letër ku ka shpjeguar pak a shumë arsyet e aktit të rëndë. “Dear God! Më mirë i marr jetën vetes, se të më marrin pronën…”.
Ky është teksti i letrës që është gjetur pranë trupit të gruas, që pretendonte se kishte fuqi të jashtëzakonshme dhe se mund të shëronte njerëzit. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga djali i gruas i cili ka denoncuar se e ka gjetur nënën të vdekur dhe me një armë zjarri në prehrin e saj.
Drejt vendit të ngjarjes shkuan menjëherë forca të shumta të policisë, nga Komisariati Nr.1 dhe Nr.2, si dhe oficerë të Krimeve të Rënda. Burime nga grupi hetimor thanë se nga të gjitha faktet, provat, dëshmitë dhe mënyra se si është gjetur viktima, si dhe letra që është gjetur pranë saj, rezulton që ngjarja është vetëvrasje. Konflikti ka nisur prej vitesh, ku pretendohet pronësia e tokës nga një familje e vjetër tiranase, e cila kishte fituar edhe gjyqin. Ishte një hapësirë prej 14 mijë metrash katrorë që ishte përvetësuar nga gruaja.
“Sekti hyjnor” i zonjës Eleonorë
Misioni i gruas që pretendonte se ishte shenjtore ose më tepër profete, është themeluar që në periudhën e komunizmit, më 20 korrik 1987. Ajo e quajti sektin e saj, “Lidhja Hyjnore e Vakëfit të Shenjtë Eleonorë”, ku sigurisht kishte brenda formulimit të sektit, edhe emrin e saj, ndryshe nga se ndodh bie fjala me profetët e njohur botërisht të njerëzimit.
Pas shembjes së komunizmit nisin edhe proceset e gjata gjyqësore dhe konfliktet midis sektit dhe dy familjeve të vjetra të Tiranës që pretendonin pronësinë mbi tokën. Sekti ishte vendosur në një zonë mjaft të kërkuar vitet e fundit në Tiranë, ajo që quhet “Kodra e Diellit”.
Dy familjet që kanë pronësinë mbi truallin ku ajo ngriti tempullin, vilën dhe një tyrbe, e kanë hedhur në gjyq. Pas një procesi të gjatë gjyqësore prej gati 9 vitesh, familjet Vorpsi dhe Bogdani janë tashmë thuajse në fund të procesit për të rifituar pronësinë mbi truallin.
Një vendim gjykate i jepte të drejtë familjes Bogdani të merrnin 4 mijë metrat katrorë që u përkisnin. Familja tjetër, ajo e Vorpsve, ishte në pritje të ekzekutimit të një vendimi për prishjen e objekteve të paligjshme të misionit nga ana e Policisë Ndërtimore.
Hetimet
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar dëshmitë si dhe pistoletën tip TT. Rreth katër vite më parë, “shenjtorja” kishte denoncuar pranë Policisë së Tiranës se kishin tentuar ta helmonin. Denoncimi u krye në Komisariatin Nr.1 nga djali, vajza e saj, si dhe disa besimtarë, të cilët pretendonin se Eleonora ishte sulmuar mesnatën e 24 majit të vitit 2007 nga dy persona të paidentifikuar, të maskuar dhe me veshje të posaçme për të mos lënë gjurme.
Policia hetoi në atë kohë por nuk gjeti asnjë gjurmë nga denoncimi i bërë i gruas, as të helmit dhe as të dhunës së pretenduar të ushtruar mbi të. /Start/
2011-11-16 08:42