Obama në Australi për të rritur marrëdhëniet ushtarake

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbërritur në Australi në fillim të vizitës së shtyrë dy herë më parë. Në vizitën e tij të parë ne vend që kur u zgjodh si President i SHBA-ve në vitin 2008, Obama u prit nga kryeministrja australiane, Julia Gillard.
Obama pritet të takohet kokë më kokë më Gillardin dhe t’i adresohet me një fjalim Parlamentit para se të udhëtojë për në qytetin verior të Darvinit, ku pritet të shpallet plani për qëndrimin në Australi të mijëra marinarëve amerikanë. Ata do të trajnohen dhe do të zhvillojnë stërvitje ushtarake të përbashkëta me australianët.
Në marrëveshje nuk përfshihet ndonjë bazë ushtarake e përhershme, por një zyrtar i Administratës Obama tha për “Reuters”-in se ky ishte një hap përpara drejt një pranie të qëndrueshme në Australi. Kjo mundëson akses më të afërt në drejtim të Detit të Kinës së Jugut dhe drejt bazave amerikane në Japoni dhe Kore të Jugut./Start/F. Prroni/
2011-11-16 09:30