E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetem Pacollin AKR Do te shohim raportet me PDK-ne 1 2 3 4 5 6 vota e

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ende është e paqartë se si do të veprohet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Aleanca Kosova e Re kandidat për president të Kosovës do të ketë sërish Behgjet Pacollin, ndërsa nëse ky vendim nuk përmbushet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lexo të plotë ...   Propozimi i LDK-së: Votojmë Pacollin-Zgjedhje para kohe 1 2 3 4 5 (3 vota) e hënë , 04 prill 2011 Skena politike në Kosovë është përfshirë nga debatet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Behgjet Pacolli është rikandiduar nga partia e tij, AKR-ja. Por, partitë e opozitës premtojnë të mos jenë të pranishme në seancën e rizgjedhjes së tij, vetëm në rast të një marrëveshjeje paraprake.

Lexo të plotë ...   Kërcënim për bombë, Greqi, ulje e detyruar e avionit 1 2 3 4 5 (4 vota) e hënë , 04 prill 2011 Avionë luftarakë kanë shoqëruar uljen e detyruar në aeroportin e Athinës, të një avioni pasagjerësh Britanik. Shkak ka qenë një alrm për bombë në bordin e avionit, ndërkohë që  avioni ishte nisur nga Britania drejt Egjiptit. Nga Greqia bëhet e ditur se 2 F-16 dhe një helikopter Super Puma kanë shoqëruar avionin drejt aeroportit ndërkombëtar të Athinës. Sipas televizionit shtetëror vendas,  avioni  kishte 213 persona në bord dhe kërcënimi për bombë ishte  kryer me telefon në kompaninë  turistike Tompson në Britani. Avioni ishte nisur nga Bristol drejt Sharm el Sheik.   Kosovë, Pacolli rikandidon për president 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 04 prill 2011 Pas vendimit të Gjykatë Kushtetuese ende është e paqartë se si do të veprohet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Aleanca Kosova e Re kandidat për president të Kosovës do të ketë sërish Behgjet Pacollin, ndërsa nëse ky vendim nuk përmbushet nga Partia Demokratike e Kosovës , AKR-ja do ta shqyrtoj marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ibrahim Makolli, ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës Kosova e Re tha se Behgjet Pacolli është kandidat jo vetëm i koalicionit për Kosovë të  Re, por njëkohësisht edhe pjesë e marrëveshjes se koalicionit mes partnerëve qeverisës.
Lexo të plotë ...   AKR shqyrton mundësinë e prishjes së koalicionit me PDK 1 2 3 4 5 (9 vota) e shtunë , 02 prill 2011   Aleanca për Kosovën e Re merr në shqyrtim shkëputjen nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Hashim Thaci. Lajmi është bërë i ditur të premten në mesnatë, pas një takimi të drejtuesve të kësaj partie, të cilët kanë diskutuar gjatë për zhvillimet e fundit politike në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese për shkelje të procedurave të Kuvendit gjatë zgjedhjes së Presidentit Behgjet Pacolli.
Lexo të plotë ...   Tërmet në Kretë. Lëkundjet ndihen në Mesdhe 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 02 prill 2011 Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit ka goditur ishullin e Kretës, por nuk ka njoftime për dëme materiale apo viktima. Autoritetet greke thanë se epiqendra ishte në det, rreth 360 kilometra në juglindje të Athinës. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në Kajro dhe gjithë rajonin e Mesdheut, ndërsa agjencia turke e lajmeve Anatolia ka raportuar për panik në qendrat turistike. Sizmologët grekë thonë se tërmeti ka ndodhur në një rajon të njohur për jostabilitet.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 02 prill 2011 )   Thaçi akuzon: Opozita fajtore për krizën në Kosovë 1 2 3 4 5 (10 vota) e premte , 01 prill 2011 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka fajësuar partitë opozitare për bojkotin e seancës në ditën e zgjedhjes së presidentit. Kryeministri Thaçi tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka treguar se shkelja kushtetutës ka ndodhur nga deputetët të cilët nuk kanë qenë  prezentë në seancën e 22 shkurtit, veprim ky që mund ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lexo të plotë ...   Kosovë, nis procesi i numërimit të popullsisë 1 2 3 4 5 (12 vota) e premte , 01 prill 2011 Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë nis sot në Kosovë dhe do të vazhdojë gjatë 15 ditëve të ardhshme. Ky është regjistrimi i parë në 30 vitet e fundit dhe projekti kushton 11 milionë euro, prej të cilave 30 për qind sigurohen nga buxheti i Kosovës, ndërsa 70 për qind janë mbështetje nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Lexo të plotë ...   Përleshje për PTK-në. Punëtoret kundër privatizimit 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 01 prill 2011 Përleshje të dhunshme u shënuan në Prishtinë mes forcave të policisë dhe punëtorëve të Postë Telekomunikacionit të Kosovës, të cilët tentuan të shpërthejnë rrethimin e Parlamentit, pasi deputetët miratuan buxhetin e vitit 2011 që i hap rrugë privatizimit të ndërmarrjes së tyre.
Lexo të plotë ...   Prishtinë, miratohet buxheti 2011. Opozita mungoi në votim 1 2 3 4 5 (8 vota) e enjte , 31 mars 2011 Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar ligjin për buxhetin për vitin 2011, në të cilin përfshihet edhe rritja e pagave për sektorin publik si edhe shitja e ndërmarrjes më fitimprurës në vend, Postës dhe Telekomit të Kosovës. Buxheti u miratua pa votat e opozitës, me vetëm  66 vota “pro”,  25 “kundër” dhe 12 abstenime. Ky ligj parashikon rritje ekonomike prej 5.5%. 
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›