E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove opozita kunder vizites se krynegociatorit serb 1 2 3 4 5 9 vota

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë vizitën e paralajmëruar të  kryenegociatorit serb për bisedime Prishtinë- Beograd, Burko Stefanoviç në Kosovë. Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje e cilësoi të papranueshme vizitën e Stefanoviç  në kohën e tanishme.
Lexo të plotë ...   Krasniqi kritika për EULEKS: Më shumë punë për vendosjen e rendit dhe ligjit 1 2 3 4 5 (8 vota) e mërkurë , 11 maj 2011 Debati  lidhur me punën e misionit Misionit EULEX në Kosovë  vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në politikën kosovare. Kryetari  i Kuvendit të Kosovës Jakup  Krasniqi tha se EULEX-i duhet të përqendrohet në rritjen e efikasitetit.
Lexo të plotë ...   Kriza, grevat “mbërthejnë” sërish Greqinë 1 2 3 4 5 (5 vota) e mërkurë , 11 maj 2011 Sindikatat në Greqi fillojnë grevën e përgjithshme 24 orëshe në shenjë kundërshtimi ndaj masave ekonomike të qeverisë për të përballuar krizën. Greva përkon me vizitën e delegacioneve të BE-së dhe të FMN-së, që gjenden në Athinë për të parë ecurinë e Greqisë në shkurtimin e defiçitit buxhetor.
Lexo të plotë ...   Kriza greke, Athina “e paaftë” të paguajë borxhet 1 2 3 4 5 (8 vota) e martë , 10 maj 2011 Në Greqi rriten shqetësimet mbi aftësitë e Athinës zyrtare për të paguar borxhet, ndërsa sinjalet se vendi i zhytur në krizë do të kërkojë sërish ndihmë sa vijnë e bëhen më konkrete.

Lexo të plotë ...   Shkrimi i “Der Spiegel”, reagon Athina: Nuk do braktisim euron 1 2 3 4 5 (7 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Ka mjaftuar një lajm në revistën gjermane “Der Spiegel” që Greqia do të rikthehej në përdorimin e dhrahmisë në vend të euros, që monedha e përbashkët europiane, të binte me një përqind kundrejt dollarit. Analistët thonë se lëkundje të tilla flasin për një pasiguri të madhe në eurozonë.
Lexo të plotë ...   Fernando Gentilini, i dërguari i ri i BE-së në Kosovë 1 2 3 4 5 (3 vota) e premte , 06 maj 2011 Diplomati italian Fernando Gentilini do të jetë i dërguari i BE-së në Kosovë për tre muajt e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur e ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme, Catherine Ashton. Gentilini aktualisht punon si këshilltar i Ashtonit në Bruksel dhe është i përfshirë në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo të plotë ...   Debate në parlament, opozita: Qeveria ndërhyn te policia 1 2 3 4 5 (5 vota) e premte , 06 maj 2011 Pozita dhe opozita janë përplasur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa është diskutuar për sigurinë. Tri partitë opozitare, LDK, Vetëvendosja dhe AAK kanë kritikuar ashpër partinë e kryeministrit Hashim Thaçi për ndikim të madh mbi policinë e Kosovës dhe për ndëryrje policore ndaj kundërshtarëve politik.

Lexo të plotë ...   Kosovë, kuvendi miraton marrëveshjen me BB 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 06 maj 2011 Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me  Bankën Botërore për marrjen e 22 milion dollarëve në formë e kredisë në kuadër të 6 marrëveshjeve të ratifikuara me institucionet ndërkombëtare. Bedri Hamza, ministër i Financave për Albanian Screen tha se marrëveshjet e miratuara në Kuvend do të përshpejton zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Lexo të plotë ...   Sherr në kuvend, debat për bisedimet me Serbinë 1 2 3 4 5 (9 vota) e enjte , 05 maj 2011 Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka hedhur poshtë pikën e parë të mocionit të ngitur nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e menjëhhershme të bisedimeve me Serbinë, për të cilat është zhvilluar një debat i ashpër që ka zgjatur mbi tre orë. 56 deputetë votuan kundër ndërprerjes së bisedimeve, 21 pro ndërsa 5 deputetë  asbtenuan.

Lexo të plotë ...   Thaçi-Feith: Jo më, pavarësi të mbikqyrur 1 2 3 4 5 (13 vota) e enjte , 05 maj 2011 Gjatë muajve në vijim, qeveria e Kosovës do të intensifikojë bashkëpunimin me ICO-n bën të ditur kryeministri i Kosovës Hashim, Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e ICO-së në Kosovë, Pieter Feith.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›