Vetëm pak ditë larg zgjedhjeve, kandidatit socialist për Bashkinë e Hasit i digjet makina në garazh
Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj, i është djegur automjeti. Sipas informacioneve praprake mësohet se automjeti i Mulajt ndodhej në garazhin e banesës së këtij të fundit dhe i është vënë zjarri gjatë natës.
Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar grupet e hetimit të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjtes së zgjedhjeve të 14 Majit. Mulaj kandidon nën logon e PS për Bashkinë e Hasit, ndërkohë kundërshtar i tij në këto zgjedhje nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është Miftar Dauti.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
