E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm pesë ditë fushatë për zgjedhjet në Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në Kosovë ka vendosur 5 ditë fushatë për zgjedhjet në Ferizaj.  Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka në një konferencë për mediat  ka theksuar se periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike do të fillojë më datën 3 prill për të përfunduar në orën 24:00, ndërsa periudha e fushatës zgjedhore do të  fillojë nga 23 prilli dhe do të zgjasë deri më 27 prill.

Ajo gjithashtu theksoi se KQZ-ja do të jetë përgjegjëse vetëm për anën teknike të organizimit të zgjedhjeve në Ferizaj, që do të mbahen më 29 prill.

“Ne si KQZ do të bëjmë gjithë ç`është e mundur që teknikisht t`i organizojmë zgjedhjet ashtu siç parashikohet me Ligjin mbi zgjedhjet lokale në fuqi. Por natyrisht që subjektet politike kanë përgjegjësinë e tyre lidhur me ditën e zgjedhjeve dhe ne si KQZ do të kujdesemi vetëm nga ana teknike e zgjedhjeve”, është shprehur Daka.

Daka gjithashtu ka njoftuar se afati për aplikim për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve do të jetë dhjetë ditë para ditës së zgjedhjeve, të cilat do të organizohen me Ligjin aktual të zgjedhjeve lokale, i cili gjithashtu do të preket nga ndryshimet që i janë bërë Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›