E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti i interesit, Pacolli mund të hetohet

Behgjet Pacolli do të gjendet para dy alternativave, pasi Agjencia Kundër Korrupsionit të konstatojë se ai si zëvendëskryeministër ka firmosur memorandume si përfaqësues i kompanisë “Seagas”, të heqë dorë nga përfaqësimi i kompanisë, apo të heqë dorë nga funksioni që ka në qeveri pasi ligji ia kërkon këtë.
 

Një burim brenda Agjencisë i ka thënë gazetës “Koha” se ky institucion, pas dyshimit për konflikt interesit do ta njoftojë Pacollin se ka bërë shkelje të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
 

Por procedura e hetimit nuk do të nisë menjëherë. Sipas këtij burimi, do të pritet nëse Pacolli në një afat ligjor do të vërtetojë se nuk ka nënshkruar në emër të qeverisë dhe të firmës “Seagas”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›