Vetem të diturit mund të behen promotore të përparimit...
Dr. Besimi ,- po ju drejtohem ashtu siç m’u përgjigjet në telefon, ndonëse mbani titullin profesor- Ju jeni një kirurg i mirënjohur që keni filluar punën para më shumë se 50 vjet dhe ende vazhdoni.. çfarë ju bën të jeni kaq aktiv? Çfarë mund të thoni më tepër për vete.
Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjesha me tre fjalë: pasioni, vullneti dhe kënaqësia që me jep lehtësimi i vuajtjeve njerëzore, që në vitet e studimeve ëndërroja të bëhesha kirurg dhe fillova të bëj roje nate me kirurgët e atëhershëm që na trajtonin me dashamirësi. Kur mbarova fakultetin u emërova kirurg -pedagog dhe me punë këmbëngulëse ngjita gjithë shkallët e hierarkisë shkencore e pedagogjike ngaKandidat i shkencave, Docent, Doktor i shkencave, profesor e Shef Departamenti deri në vitin 2003 kur më dërguan fletën e pensionimit. Pas gjashtë muajsh u riemërova shef i Sherbimit të Kirurgjisë në Spitalin e bukur të Durrësit, ku gjeta një ekip kirurgësh të aftë dhe një personel të mesëm të shkëlqyer. Rifillova jetën profesionale me bagazhin e një përvoje të gjatë dhe entuziazmin e një rifillimi. Motorët u rindezën dhe makina filloi të lëvizë, u gjallërua jeta klinike me ndërhyrje nga më të veshtirat, me stafe, analiza, seminare e konferenca shkencore. Kërkesat gjithnjë në rritje të të sëmurëve respekti dhe inkurajimet e bashkëpunëtoreve kanë qene forcë frymëzuese energjidhënëse në këtë punë të vështirë. Ishte mbresëlënëse ceremonia surprizë e organizuar nga miqtë e kolegët e Kirurgjisë me rastin e 50- vjetorit të karrierës sime profesionale. Në këtë rast më dhuruan një kujtim të bukur, një pikturë të piktorit T.Zeneli, që më portretizonte në qendër të një ekipi operator.
Krahas punës operative të përditshme vazhdova dhe punën e ndërprerë, për përpilimin e një teksti të kirurgjisë për studentët, stazhierët dhe kirurgët. Si autor kryesor dhe kryeredaktor rekrutova më shumë se 45 bashkautorë kapitujsh të veçantë, ekspertë në fushat përkatëse nga brenda dhe jashtë vendit, miq e kolegë nga SHBA, Italia, Gjermania e Maqedonia. Ky tekst voluminoz është tanimë në shtypshkronjë. Në këtë libër, që ka qenë një ëndërr e ndërprerë e jetës time, pasqyrohet krahas arritjeve më të përparuara të kirurgjise botërore edhe përvoja e gjatë personale në kushtet e vendit tonë.
Çfarë mendon dr.Elezi lidhur me sondazhet e korrupsionit që e nxjerrin mjekësinë gjithmonë në vendet e para?
Sondazhet e opinionit publik kur nuk janë të telekomanduara janë radioskopia deri diku e saktë e përceptimeve njerëzore për problemet që i shqetësojnë. Nga këto korrupsioni është semundja më malinje e shoqerisë në tranzicion, që prek gati gjithë qelizat e shoqërise në formën aktive apo pasive. Korrupsioni ka shkallëzimet e tij, nëse mund të përdorim termatmikro- makro- mega korrupsion. Në këtë shkallëzim korrupsioni në mjekësi do të klasifikohej si mikrokorrupsion kryesisht pasiv, por masiv. Duke qenë i tillë, më pak i shëmtuar e kriminal kapet më lehtë nga sondazhet. Njerëzit që kanë fatkeqësinë e sëmundjes revoltohen me të drejtë kur detyrohen indirekt, por nganjëherë edhe direkt të paguajne nën dorë personelin, por edhe të blejnë një sasi të madhe medikamentesh në tregun privat.
Për një problem të ndjeshem mediat publikojnë çdo deklarim dhe politikanët e gjejnë më komode nga tribunat preelektorale të denoncojne këto në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, të fitojnë kredenciale politike, duke menjanuar makro-dhe megakorrupsionin e tyre të mbuluar me mjeshtëri.. në bluzat e bardha të punonjësve të shëndetësisë kontraston lehtë çdo njollë e zezë, sado e vogël, ndërsa në kostumet e zinjtë pushtetarëve nuk bëjnë kontrast as bllangat e mëdha të zeza.
Pa u përpjekur të eufemizoj termin korrupsion me termat më të bute bakshish apo kafe, fenomen që i ka rrënjët të vjetra, kur shërbimet mjekësore, ashtu si ai i kamarjerëve apo berberëve shpërblehej pas faktit nga kënaqësia, apoforca e zakonit. Por ka shumë raste të tjera që bakshishi kërkohet indirekt me manierizma servile jo dinjitoze, por dhe autoreklama abuzive. Kjo formë korrupsioni pasiv ose gjysmë aktiv në mjekësi është predominante, por që në thashethemnajen postspitalore i shtohen zero ose faturohen edhe shpenzimet nëpër klubet rreth spitalit. Nga mosbesimi në standardet e ulëta të shërbimeve, nga mangësitë e mëdha materiale, të semuret përgatisin zarfe për të garantuar një kujdesje të diferencuar. Disa mjekë mbajnë stoqe medikamentesh e mjetesh të siguruara privatisht, për të zgjidhur situatat, çka i jep institucionit imazhin e shëmtuar të një hibridi privato-shtetëror. Por ka dhe forma të arrogances dhe presionit,vështirësimit artificial dhe në raste të rralla edhe pazare të thata kriminale.
Pse ndodh kjo?
Që në fillim duhet thënë që shoqeria duhet të ndërgjegjësohet që punonjësit e shendetesise nuk janë «sherbetore gratis të popullit», apo misionarë bamiresie, por pjesetare të kesaj shoqerie. Me nevojat dhe kerkesat që meritojne mjeketkane investuar shume vite për t’u bere mjeke, për t’u specializuar e arritur pjekurine profesionale, ata janë roje të përjetshme me sakrifica personale e familjare. Në një shoqeri të padrejte ata ndjehen të keqpaguar, për të siguruar një nivel adekuat jetese. Kjo menyrë informale e kompensimit është bere gati e pranueshme, sigurisht jo me kenaqesi, nga një pjese e madhe e publikut. Por kjo është një zgjidhje e keqe me pasoja të dëmshme në shume drejtime. Ajo është e dëmshme në radhe të pare për dinjitetin dhe integritetin moral të mjekut, që shperfytyrohet për të siguruar një shperblim nën dore. Nga ana tjeter kontratat e pashkruara mjek-pacient shkaterrojne fizionomine dhe integritetin e institucionit, përjashtojne menyren me produktive të punes në ekip, duke shkelur edhe kodin etik. Nje mjek lindor me tregoi në korridor gjate një kongresi nderkombetar që herniet i bente me anestezi lokale vetem që të mos ndante honorarin me anestezistin. Klientelizmi korrupton edhe drejtimin e puneve të klinikes, çon në monopolizimin e punes në pak persona, gjoja nën pretekstin e të drejtes se njeriut të zgjedhe. Bota ka shume skema për të menjanuar keto lidhje korruptive që krijojne premisa për shkelje të renda etike, madje dhe mjeko-ligjore.
Per ta luftuar fenomenin korrupsion duhen njohur shkaqet, dhe duhet krijuar sistemi preventiv. Kjo nuk behet as me « çimka », as me retorike moralizuese, as me ndeshkime shembullore, por me reforme rrenjesore të sistemit të shendetesise. Reforme është fjala me e përdorur, me e shperdorur dhe e keqperdorur sot. Për hir të ardhmerise ajo duhet projektuar mire dhe zbatuar me guxim, duke sakrifikuar disa interesa partiake e personale.
Ka një lloj distance dhe acarimi mes komunitetit të mjekëve dhe medias, e vënë re sidomos në rastin e fundit të plagosjes së një kolegut tuaj. E keni dhe ju këtë perceptim?
Plagosja e kolegut tone indinjoi mbarë opinionin e shendoshe publik, që një goditje për gjithe komunitetin mjekësor, që reagoi njëzëri. Ajo mund të ishte edhe veper e një të papërgjegjshmi, por indinjuese ishte jehona që u pasqyrua në disa shkrime, që me thatesine dhe mungesen e ndjenjesse tyre moren anen e agresorit dhe nxitën urrejtjekarshi komunintetit mjekesor. Kjo pati pasoje që disa të pakenaqur nga mjeksia apo nga fati të bejne thirrje kriminale vrastare kunder bluzave të bardha. Kercenimet karshi mjekeve u shtuan edhe për ngjarje të ndodhura vite me pare. Te nxitesh urrejtje ndernjerezore është njëlloj si tënxitesh një krim.
Ka disa raste vdekjesh në dy muajt e fundit, ku janë ngritur akuza për mjekë. Në cilën anë të opinionit renditet dr.Elezi në raste të tilla?
Eshte një reaksion instinktiv vetëmbrojtës që sa here prekesh në media reagon me indinjate, sidomos kur shkrimet janë të pabazuara, tëshkruara për sensacion. Ashtu si mjeket edhe gazetarët duhet të respektojne kodin profesional dhe etik. Fjala e shkruar e pavertete traumatizon me shume se thika e kirurgut e përdorur pa vend. Shkaqet e vdekjeve spitalore kerkojne një analize të hollesishme ekspertesh të shume specialiteteve edhe sidomos ekspertize kompetente mjekoligjore bazuar në analiza të sofistikuara. Rregullimi ligjor i berjes se autopsive do të zbuloje shume gabime mjekesore që i mbulon toka, por edhe shume akuza dhe shpifje të pabazuara për bluzat e bardha. Konkluzionet e dhena nga njërez të pakualifikuar, të riprodhuar nga gazetare të cekët shtojne dhembjen e familjarëve, nuk e ngjallin të semurin, egersojne opinionin publik. Publiku duhet të informohet, por konkluzionet duhet t’i japin ekspertet dhe gjykatat.
Analizat anatomo-klinike nuk behen rregullisht, shpesh pa oponenca, bazuar në një dokumentim të mjere dhe mjekesia ligjore, një nga deget me të veshtira të mjekesise, kerkon specializim e kualifikm dhe laboratore, se ndryshe edhe konkluzionet dhe gjykimet mund të jene të pasakta.
5. Atehere, a eshtë “e sëmurë” shëndetësia shqiptare sot? Dhe nëse mendoni se po, cila është diagnoza? Po “receta” për kurim?
E them pa medyshje që sistemi shendetesor është në një krize të rende, në udhekryq midis shendetesise se vjeter socialiste dhe larg reformimit në përputhje me rendin e ri shoqeror- ekonomik. Ky sistem i keq hibrid duket sikur mbart të keqijat e dy sistemeve, varferine ekstreme të socializmit, por edhe teknologji gjysmake e marre me tendera të përshpejtuar, pa pjese rezerve, pa menduar përmirembajtje, dhe pa kualifikimin e personelit që do t’i përdore. Shthurjes organizative dhe normave etike, i shtohen buxhete të pamjafueshme, superpopullim me bluza të bardha, shfrytezim minimal dhe jo efektiv të kohes se punes, mungese kontrollitë standardeve të sherbimit, drejtimi partitokratik e shume probleme të tjera. Detyra me e madhe dhe e veshtire është riorganizimi i sigurimeve shendetesore. Një reforme e miremenduar nga mendje pjellore ekspertesh vendës e të huaj, pa improvizime e diletantizma, është një imperativ i kohes.
Si pedagog i vjeter desha të nënvizoj shqetesimin tim për mungesen e një sistemi kualifikimi dhe edukimi të vazhdueshem pasuniversitar. Në qofte se nuk merren masa, kjo do të ketë pasoja shkaterruese për periudha kohore të gjatasa jeta e një brezi. Nga e kaluara trasheguam një sistem të arsimimit masiv pa seleksionim, kjo vazhdoi edhe me pas dhe nuk është ndermarre asnje reforme për edukimin dhe rifreskimin e dijeve dhe përmiresimin e performances profesionale. Edhe sikur mjeket tane të kishin mbaruar universitetet më prestigjoze të botes, do të degradonin po të zhyteshin për disa dhjetevjeçare në guaskën e pavijonit të tyre.
Çdo reforme, çdo revolucion fillon me pergatitjen e personelit përparimtar dhe sensibilizim të opinionit mjekesor dhe publik. Vetem të diturit mund të behen promotore të përparimit. Moskuptimi i ketij fakti denon të ardhmen shumevjeçare, sepse të paaftet e mediokrit të veshur me pushtet e madje edhe me grada shkencore do të sanksionojne prapambetjen, jo vetem sa të jene gjalle, por do të lene trashegimtare të ngjashem.
FAMILJA
“Gratë e jetës sime, të gjitha mjeke...”
Gruaja juaj është mjeke, vajza gjithashtu, a ka probleme familjare dheshëndetësore një familje me kaq shumë mjekë?
Gruaja ime Marika ka qenë obstetre-gjinekologe,profesion në disa aspekte me i rende se i kirurgut. Të dy benim roje nate stresante dhe ktheheshim të lodhur për t’u marre me fëmijët dhe problemet e shtepise. Djali që kishte pasion mjekesine, për idiotesine e nomenklatures nuk duhej të behej mjek se rrezikohej sistemi nga krijimi i dinastive! Kjo ishte fatsjellese se ai tani ben me deshire një pune shume të mire.
Vajza mbaroifakultetin e mjekesise, konvertoi diplomen, u specializua në Vjene, dhe punon atje si kryemjeke interniste. Nusja e djalit është mjeke-dentiste. Mjedisi mjekesor në familje është me tepër një komoditet për të tjeret, sesa për vete familjen, që jeton vazhdimisht në ankthin e ecurise se lumit të pambaruar të të semureve. Çdo zile telefoni në shtepi shkakton një rrahje zemre jashtëradhe, për gjendjen e ndonje të semuri apo të një kerkese urgjente
Sa për gjendjen shendetesore të familjes, prania e mjekeve nuk ndikon shume nëse është menyra e jeteses, trashegimia gjenetike, mjedisi me përcaktuese. Nganjehere edheme mjeket ndodh ajo historia e kepucarit, që i ka kepucet të grisura. Nje here një koleg, jashte, që me konsultoi për një problem mjekesor të lene pak pas dore me tha: “Ti je mjek i mire, por pacient i keq”. Megjithate një gje të mire kemi realizuar në shtepine tone, duke e bere ate “non smoking area”. Kemi ende problem të pazgjidhur mbipeshen.
Sa ju lejon puna që bëni të kaloni kohë me familjen tuaj?
Puna e mjekut dhe kirurgut e gjinekologut është shume impenjative fizikisht dhe menderisht. Edhe kur kthehemi në familje mendjen e kemi lene prane shtratit të të semureve. Kjo paguhet me privacione familjare, mungesa prinderore e shume argetime e aktivitete sociale, detyrime të paplotesuara karshi miqve e të afermeve. Për fat jemi kuptuar e falur. Çdo gje ka një çmim.
Profesioni i mjekut është një profesion i vështirë, ku mund të ndjesh kënaqësi për punën që ke bërë, sepse shpëton jetë njerëzish, por të ndodh të “takosh“ dhe vdekjen, si ndjehet një mjek, kur humb një pacient? Po të kthehej koha pas, sërish mjekësinë do zgjidhnit?
Ju sapo pohuat ate që ne familjarisht e kemi provuar. Një nga aspektet me dramatike të jetes se mjekut është kontakti i vazhdueshem me dhembjen, dhe vuajtjen njërezore, por dhe me vdekjen. Nuk mund te ketë zemer gur që të mos i përjetoje keto situata pa lene gjurme në shpirtin e tij. Njerëzit e ndjeshem përloten në një film apo në një tregim, e jo me në dramen e gjalle të njerezve. Momentet me të veshtira emocionale të jetes sime profesionale janë femijet e semure, që të shohin të trembur, me sy të ndritshem të etur për të jetuar jeten që kane përpara. Një moment tjeter i rende është kur dal nga salla e operacionit dhe iu komunikoj familjareve diagnozen fatale, ndonese të paralajmeruar, por të pabesuar plotesisht. Ndonëse kjo është përseritur qindra here gjate jetes sime profesionale, gjithnje me trishton thellesisht. Per fat, vdekjet në sallen e operacionit në kushtet e sotme janë shume të rralla, por vdekjet e papritura nga aksidente kardiake apo emboli, janë gjithashtu shokuese. Publiku beson se me mbarimin e operacionit u zgjidh çdo gje. Aika prirje t’i atribuoje vdekjet pas operacionit pakujdesise mjekesore, duke krijuar në repart situata të renda vajtimesh e ankimesh, mallkimesh, që amplifikojne deshperimin e humbjes njërezore.
Per fat të mire sadisfaksionet janë me të medha. Eshtë kenaqesi e jashtëzakonshme kurnjë i semure rëndë del nga spitali i sheruar dhe zgjatet të të përqafoje tëre gezim. Fale Zotit keto na mbajne të gjalle entusiazmin dhe deshiren për të ndihmuar të semuret në vuajtje duke kthyer buzeqeshjen në familjet e tyre. Për këtë po të kthehej koha mbrapsht përseri do të zgjidhja mjekesine dhe kirurgjine. Të besh punen që do, dhe të marresh gruan që dashuron është një fat i madh.
Përveç punës tuaj të përditshme, çfarë bën tjetër dr.Besimi?
Puna në Spitale dhe përgatitja e tekstit hane pjesen me të mire të kohes. Megjithate në fundjave udhetojme shpesh në bregdet, ne Durres, Vlore, për të cilen kemi familjarisht një dobesi të veçante, lidhur me kujtime të bukura shumevjeçare. Shume vite me pare kaloja shume ore në boten perrallore nën uje, që tani fatkeqesisht është shkretuar nga dinamiti e papastertite.
Puna intensive padyshim nuk ka lënë shume vend për aktivitete të tjera. Leximi është pasion i vjetër, që i rikthehem sa here gjej kohe të lire. Edhe disa emisione televizive i ndjek me kenaqesi për shplodhje dhe informim. Here-here darkojme familjarisht dhe me shoke në restorante të Tiranes. Nuk kam qenë asnjehere frekuentues kafenesh, por nganjehere e ndiej mangesine e bisedave e thashethemeve para një filxhani kafeje me miq e shoke.Pas kesaj pune te gjate dhe intensive e ndiej se ka ardhur koha për “te ulur marshin” dhe për të shijuar edhe ane të tjera të jetes se kesaj moshe.
Vendlindja juaj është Fterra, keni kohë që jeni larguar, por çfarë marrëdhëniesh mban dr. Besimi me këtë fshat?
Gjithe jeta ime është bazuar në trion tradicionale familja, puna, atdheu. Kjo e fundit tingellon pak si slogan patriotik, por kam bindjen që nuk mund të ketë lumturi e mireqenie personale të shkeputur nga vendi që kemi lindur e banojme e që, edhe me kosmopolitet e quajne atdhe. Fterra është vendlindja ime, vendi ku prehen eshtrat e babait tim, që kujtohet nga të gjithe si një burre i mençur i kulturuar, patriot e demokrat.Prandaj në këtë fshat fillon atdheu, për të vazhduar me tej me Rrethin, Saranden, me Qarkun, Vloren, që para 5 vjetesh më nderoi me titullin e larte “Personalitet i shquar i Qarkut”, për të përfunduar në Tirane, ku banoj prej rreth 60 vitesh e pastaj në gjithe Shqiperine.
Fterra është një fshat i bukur me tradita të spikatura arsimdashese e kulturore. Ajo ka nxjerre shume burratë arsimuar e bujare. Une e ndjej veten gjithnje fteriot. Une nuk kam patur kohe për të bere qoka dhe bashkefshataret e dine dhe me kane mirekuptuar, e janë mirenjohes, sepse sa here kane patur nevoje une u kam ofruar me kenaqesi dhe përparesi sherbimet e mia.
Duke qenë se keni mjaft impenjime, a është gjyshi ideal dr.Besimi me Jonin dhe Tean?
Gjysh është profesioni me i bukur në bote. Përvojat e para me Jonin e Tean kane qenë të mrekullueshme. Fotografite e tyre akoma janë në portofolin tim, ndonese ata tani janë rritur shume e kane filluar të fluturojne. Ata janë mesuesit e mi të kompjuterit dhe kur une nuk i kap dot shpjegimet e tyre, të thjeshta për ta, nuk tregohen aq xhentile sa ç’kam qenë une me ta. Kompensimi i rritjes se tyre ka ardhur fatmiresisht me një nip 4-vjeçar, Nilin dhe një mbese 3-vjeçare, Laren. Nuk ka gje me të bukur në bote sesa qeshja dhe cicerimat e tyre që të largojne menjehere lodhjen dhe telashet e dites. Një diell që lind ngroh me shume se një diell që perendon. “Te dy palet kane nevoje për njëri-tjetrin”, thote Hugoi në një vjershe monumentale për këtë teme. Shpresoj që pasketaj të merrem me shume me ta. Do të thoshja t’i shijoj, por ata “egoiste të vegjel” sot janëshume të kthjelluar Kur e therras Nilin, ai më paralajmeron : «jo për të me puthur ». Ky është një mesim i mire për ne “egoistet e rritur”.
PYETSORI I PRUSTIT
Cilët urrej? Ata që s’dinë të thonë faleminderit dhe më fal...
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Shëndeti, që përkufizohet si mirëqenie fizike, psiqike dhe sociale
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Dëshira për të jetuar
Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Duke parë Portokalline e fundit
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Pacifizmi
Defekti juaj kryesor?
Shpesh i padrejtë me veten
Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?
Gabimeve nga dobësia
Hera e fundit që u përlotët?
Kur një miku im humbi djalin.
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Nuk kam menduar ndonjëherë
Udhëtimi juaj i preferuar?
Udhëtimi familjar tek vajza, nipi dhe mbesa në Austri.
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Migjeni, Kadare dheHemingway, Remark, Zveig, Çehov, Sommerset Mougham
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Integritetin personal
Tek një grua?
Bukurinë fizike dhe shpirtërore
Kompozitori juaj i preferuar?
Puçini
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
La donna è mobile
Piktori juaj i dashur?
Van Gogh, Gaugin, Picasso
Ngjyra juaj e preferuar?
E kaltra
Kë konsideroni si suksesin tuaj më tëmadh?
Stabilitetin familjar dhe social
Pija juaj e preferuar?
Uji
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Për fjalët në vesh të shurdhët
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Ata që s’dinë të thonë falemnderit dhe më fal
Frika juaj më e madhe?
Frika e humbjes së autosufiçencës
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Kur gënjeshtrat lehtësojnë vuajtjen e tjetrit ose sjellin kënaqesiqë nuk përfundon në zhgënjim.
Cila është motoja juaj?
Vargjet e Longfelloë : “Puno që çdo e nesërme të na gjejë më përpara se e sotmja”
Si do të dëshironit të vdisnit?
Të lija pas të lumturtë dashurit e mi.
Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Të kufizonte pushtetin e djallit
Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?
Në qetësinë e misionit të kryer dhe ngacmimin e projekteve të reja