E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Vetëm ti më ngele pa të vrarë”, avokatja e njërit prej të pandehurve: Më kërcënoi Nuredin Dumani, u ngrit në këmbë dhe…

TIRANË- Në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, Gantian Sharra ka rrëfyer detaje në raport me lidhjet që ka me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin.

Gentian Sharra u arrestua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke rrëfyer një seri vrasjesh.

Në seancë, Sharra tregoi se në 9 shtator të vitit 2023, një djalë, i cili ka lyer dhomën e burgut të Nuredin Dumanit i ka shkuar te dhoma duke i kërkuar 200 mijë euro në emër të Dumanit për të lehtësuar pozitat penale.

Për këtë episod, Sharra kërkoi të këqyren kamerat e sigurisë.

“Në 9 shtator 2023 Dumanit i është lyer dhoma e burgut nga një djalë nga Durrësi. Më pas ai djali erdhi tek dhoma ime dhe më kërkoi 200 mijë euro në emër të Dumanit, në këmbim të lehtësimit të pozitave penale. Le të verifikohen kamerat e sigurisë”, tha ai.

Në përfundim te seancës një nga avokatet e të pandehurve pretendoi se u kërcënua nga Dumani. Sipas avokates, Dumani i tha se do merret edhe me atë, pasi vetëm ajo i kishte mbetur pa e vrarë.

“Mua me kërcënoi Nuredin Dumani dhe me tha “do merrem edhe me ty se vetëm ti me ngele pa vrarë”, citohet të ketë thënë ajo./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›