E Diel, 1 Nëntor 2026

Veteranët: Vandalët të mos përdorin flamurin e UÇK-së!

KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar keqpërdorim e flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi, gjatë protestës në Tiranë. Organizata u ka bërë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, që të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi. Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private. Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, thuhet në reagim.
View this post on Instagram

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›