E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteshpallja e Nanos president

Share

Nga Fiqiri Xibri

Vetëshpallja

Kur Fatos Nano një ditë të bukur u vetëshpall kandidaturë për presidentin e ardhshëm, shumëkush prej shqiptarëve e mori si një lajthitje nga ana e tij. Dikush u shpreh se do të ketë qenë në  momente eksitimi  nga drogat e forta dhe dikush tjetër tha se do kenë qenë çaste pas humbjes së një shume të rëndë parash në kazino. U tha e çfarë nuk u tha. Thashetheme hesapi.

Gazetarët tanë të nderuar, që mezi çpresin sebep për të prodhuar të parët ndonjë lajm bombastik, i dhanë thashethemeve hapësirë për diskutim. Testuan mendime dhe qëndrime të mundshme eksponentesh  nga të gjithë faktorët politikë.

Ashtu si padashur, gjysëm spontanisht e gjysëm me plan ju bë e qartë opinionit publik, se asnjë nga pecco grossot e politikës shqiptare nuk e merrte vetëshpalljen e Nanos kandidat presidencial me seriozitetin e alternativës. Berisha e kishte të qartë se presidenti ishte domosdoshmëri për mbijetesën e tij dhe nuk ishte vëndi, ku mund të shtrydhte më diçka prej Nanos, ndërkohë që Rama nuk kishte hall të hapte vetë rrugën për tu shtrydhur nga Nano. Çka flitej në kampin e Metacakëve nuk përfillej nga opinioni.

Zëra nga brenda PS

Por gazetarët janë njerëz që nuk lodhen kollaj. Me kalimin e ditëve dhe në turbullirën që përzieu edhe ambasadori Arvizu duke darkuar me Nanon, gazetarët vazhdojnë testimet dhe durimi i tyre shpërblehet. Diku qëmtojnë një zë të njohur nga PS-ja që e relativizon kandidimin për president të Nanos deri në kufirin midis të mundshmes dhe të pranueshmes.

Qëmtimi ka ndodhur në një emision të njohur televiziv. Bëri bujë. « Çështë kjo fjalë ?!» – pyetja që dëgjohej nga të katër anët e një opinioni gjithë sy e veshë. Më të shumtit ranë dakord në diskutimet e tyre të gjata, se ky zë ishte thjesht një lapsus personal dhe nuk shprehte mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të PS ndaj provokacionit të Nanos.

Jo se domosdo PS-ja duhet të mbante qëndrim publik ndaj këtij zëri, fundja një intervistë personale ishte. Megjithatë, përfshihet apo jo në statutin e partisë, mbetet thuajse e vulosur si aksiomë morale dhe llogjike, që një përfaqsues i lartë i një partie, për çështje të mprehta politike, nuk mund të diskutojë në publik jashtë ravijëzimeve të mëherëshme që partia e tij i ka dhënë çështjes në fjalë.

Vijimisht, nëse ndodh kështu, duhet të jetë e qartë për PS-në, se mosmbajtja publikisht qëndrim ndaj atij « lapsusi » publik ndaj Nanos, shoqërohet me kosto. Sepse nuk ka një argument mjaftueshmërisht bindës për të pranuar, që përderisa PS-ja nuk u prononcua, ai zëri ishte thjesht një lapsus personal. Përkundrazi, heshtja e PS-së nënkuptohet në më të shumtën e konteksteve si pohim ose miratim, më pak si dyshim ose testim në kah të kundërt.

Kostoja më e rëndë e mosmbajtjes qëndrim është prodhim konfuzioni, i cili transmetohet me shpejtësi nga jashtë partisë, brënda saj, nga një zë personal i veçuar, në zë i mbështetur dhe e më pas në grup zërash duke kërkuar një ditë të bukur të zyrtarizohen si qëndrim real politik i partisë.

Dhe në fakt hapi i dytë nuk vonoi. Relativisht shpejt zelli gazetaresk qëmtoi edhe një tjetër zë nga PS-ja, i cili përmes një retorike të qartë,  e shndërroi lapsusin, të paktën parcialisht, në një propozim për qëndrim të PS.

Ndonëse dukuria u shfaq për së dyti, jo domosdo PS-ja duhet të mbajë qëndrim publik, por po aq e vërtetë është se kostoja e mosmbajtjes qëndrim shumëzohet. Opinioni është shumë më i prirur të besojë se qëndrimi politik i vetë PS ka ndryshuar kah dhe është tani pro Nanos president.

Megjithatë ka një zgjidhje tepër të thjeshtë, që e bën krejt të panevojshme mbajtjen e një qëndrimi partiak ndaj këtyre zërave personalë eksponentësh partiakë pro Nanos president. Zgjidhja është antikonformizmi nga pjesa tjetër e partisë. Pra të tjerë eksponentë duhet të prononcohen në mënyrë kritike ndaj të parëve, duke përsëritur argumentimin e mosaprovimit të PS-së për Nanon president ose duke e riargumentuar në tërësinë e zhvillimeve më të fundit mosaprovimin për Nanon.

Në këtë rast, antikonformizmi nga personalitete të tjera brenda PS, do qartësonte opinionin publik, se nuk bëhet fjalë për ndryshim kursi të PS ndaj Nanos, por thjesht polemikë këndvështrimesh individuale.

Mungesa e zërave antikonformistë mund të prodhojë si pasojë një lloj trysnie mbi organet vendimmarrëse të PS, trysni që fare kollaj mund të amplifikohet nga rrethana ose ndërfutje të rastit, siç për shembull darkimi Arvizu-Nano ose improvizime ekscentrike nga Berisha, dhe të kishim kështu nga PS një qëndrim të ri, që toleron apo madje edhe mbështet kandidimin e Nanos.

Nanoizëm për antiberishizëm ?

Ti kthehemi thashethemeve ose politikës së kafeneve. Ka edhe zëra që përpiqen të argumentojnë nevojën e PS për mbështetjen e Nanos, çka do të shtrëngonte Ramën ti adresohet pragmatizmit duke pranuar Nanon president në  tkurrje të Politikës së Re dhe proklamimit programor Për një Rilindje Shqiptare, në këmbim të një sigurie më të shtuar për të triumfuar me votë ndaj korracatës së Berishës. E thënë ndryshe, nanoizëm si pjesë e antiberishizmit.

A ka shance reale për rifutjen në lojë të Nanos ? Por më së pari, a egziston më një kartë Nano ?

Tranzicioni i tejzgjatur dhe i pambyllur i politikës shqiptare, pavarësisht labirinteve ku ka kaluar, e ka mbështetur konkurencën politike kryesisht në dy platforma. Në krijimin e kushteve për të kopjuar e vënë në jetë modelin e demokracisë perëndimore dhe në rrënimin e profilit politik të kundërshtarit.

Në kontekstin e dytë, kemi parë se si Berisha përdori me shumë sukses kartën e antikomunizmit dhe antidiktaturës. Por duke qenë vetë një zgjatim gjenetik i atij sistemi, ai i xhiroi gomat në të njejtin mentalitet e në të njëjtat metoda të diktaturës. Ndërsa në fushën ekonomike masa dhe shpejtësia e zhvillimit u frenuan brenda kornizave të Skenarëve të Katovicës

Kemi parë Nanon apo Metën të përdorin me po aq sukses kartën e dhunimit të shtetit ligjor dhe të gangsterizimit të ekonomisë së lirë nga Berisha. Një 97 e llahtarëshme, pas së cilës vetëm një mendje e sëmurë mund të përfytyronte se një rikthim i Berishës dikur në pushtet qenkësh i mundur.

E megjithatë, në kundërshtim me ligjet e psikologjisë kolektive, kemi parë Berishën të shfrytëzojë në ekstrem kartën e antikorrupsionit të shkaktuar nga qeverisjet Nano-Meta, të cilat vijuan gjithashtu me një zbatim krijues të Katovicës. Popullit i kish ardhur majë hundës. Korrupsionin e ngritur në sistem dhe barbarinë e reformave privatizuese, demagogogjia e Berishës i sulmoi duke i përqëndruar rruspën dhe bataretë kryesisht mbi kokat zullumqare Meta e veçanërisht Nano. Fushata stigmatizuese arriti kulmin me «Nano ik !». Aq e kish ntrashur zullumin Fatos Nano, saqë me «Nano ik !» u bashkuan edhe pjesë të spikatura të shoqërisë civile, të cilat ishin në fakt po aq kundërshtues ndaj Nanobatërdisë, sa edhe ndaj Berishokatrahurës.

Berisha nuk është se mundi të majtën thjesht me votë, por a

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›