Vetevaret 44-vjecari, “akuzohej” per Remzi Hoxhen
Njeriu qe tentoi vetedjegien dhe hedhjen nga lartesia prej 50 metrash tre jave me pare, pasi pretendoi se e akuzonin per vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, eshte gjetur dje i pajete. Trupi i Lefter Bashes, 44-vjec, banues ne Lac, u zbulua nga disa kalimtare rreth ores 07:00 te mengjesit i varur ne nje plep prane fshatit Gjorm. Edhe pse policia kishte deklaruar pasi shmangu tentativen e pare te tij se Basha vuante nga nje semundje mendore, nuk arriti qe ta izolonte ne nje institucion rehabilitimi, por e la ne gjendje te lire. Viktima jetonte i vetem pas divorcit kater vjet me pare me bashkeshorten e tij, ndersa kishte qene i shoqeruar disa here nga policia per armembajtje pa leje. Policia mohoi qe Basha te kishte lidhje me ngjarjen e rrembimit me pasoje zhdukjen e Hoxhes, per te cilen akuzohen kater ish-zyrtare te SHIK dhe se deklaratat e 44-vjecarit se duhej arrestuar gruaja e tij qe njihte biznesmenin, nuk qendronin pas verifikimeve te kryera. “Trupi i nje personi te pajete qendron i varur ne nje dege plepi”. Ky ka qene njoftimi qe ka marre policia e Lacit mengjesin e djeshem pas nje telefonate ne sallen operative. Menjehere ne vendngjarje eshte nisur nje grup hetimor qe ka kryer keqyrjen e kufomes dhe veprimet e rastit. Brenda disa minutave u be identifikimi i viktimes, si Lefter Basha, 44-vjec, ndersa sipas eksperteve trupi i tij nuk kishte me shume se 4 ore i varur ne peme. Per te kryer aktin 44-vjecari ka perdorur nje litar qe e ka lidhur ne qafe pasi ka hipur ne peme dhe me pas eshte leshuar. Ne qafe jane vene re shenja te shtrengimit qe kane sjelle dhe asfiksine me pasoje vdekjen, kurse shenja te tjera nuk ka patur. Burime zyrtare te policise vendore thane per gazeten “KJ” se behet fjale per vetevrasje ne kushte te renda depresioni. Trupi i viktimes eshte derguar ne morgun e spitalit per t’iu dorezuar me pas familjareve. Basha ishte i ndare nga gruaja prej kater vitesh, ndersa kishte kerkuar arrestimin e saj pasi fshihte dicka per vrasjen e Remzi Hoxhes. Me daten 7 maj te ketij viti Lefter Basha, teksa ishte ngjitur ne nje makineri betoni e gjate rreth 50 metra, kercenoi per tre ore me radhe per vetehedhje dhe vetedjegie me benzine. Ndersa kthente here pas here shishen me benzine, duke sperkatur trupin dhe bertitur me te madhe se do te vetevritej, ai ka kerkuar drejtesi sepse e akuzonin per vrasjen e Remzi Hoxhes. Policia nderhyri me negociatore dhe zbriti 44-vjecarin nga kulla. Menjehere pas ngjarjes u deklarua se pretendimet e Bashes nuk ishin te verteta dhe se ai s’kishte lidhje me Remzi Hoxhen, porse vuante nga depresioni nervor prej disa vitesh. Madje Basha pretendoi se ishte denuar me 10 vjet burg per kete ceshtje, por gjendja penale e tij sipas policise permban vetem ndalime per armembajtje pa leje ne vitin 1994.
Pretendimet e Bashes per Hoxhen
Gjate negociatave me policine ai ka thene se para se te vritej, Remzi Hoxha kishte shkuar ne banesen e tij por ai nuk e njihte. "Ishte bashkeshortja ime qe kishte njohje me te dhe ma kishte prezantuar si te aferm te saj. Ka qendruar nje nate ne banesen time, me tha se ishte biznesmen dhe ishte se bashku me nje person tjeter. Kur iku te nesermen me tha se do takohemi serish, pasi puna ime eshte biznesmen", ka rrefyer Basha.
Viktima jetonte i vetem
Pasi ka dale nga spitali tre jave me pare, Basha eshte kthyer ne banesen e tij ku rrinte i vetem, ne katin e trete, ne afersi te spitalit te Lacit. Prej kater vitesh ishte ndare nga bashkeshortja e tij dhe femijet. Disa here ka kerkuar arrestimin e ish-gruas si njeriu qe ka patur dijeni per Remzi Hoxhen, por policia deklaroi se 44-vjecari ishte i semure mendor.
A.Bushi