E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset ne atentat emigranti shqiptar

Itali- Serish episod kriminaliteti ne Itali, ku ne qender te nje atentati ka qene nje shqiptar, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur. Nga nje makine eshte qelluar tre here me arme zjarri ne drejtim te nje personi, qe ka rezultuar te ishte emigrant. Ngjarja ka ndodhur ne pjesen e jashtme te nje pabi ne lagjen Gaxhiano te Milanos. Sipas policise, behet fjale per nje shqiptar, i cili u plagos nga te tre plumbat dhe menjehere pas ngjarjes eshte cuar ne spitalin “San Karlo”, ku gjendet i shtruar ne gjendje te rende, megjithese duket se nuk rrezikon me jeten. Pak dite me pare episode te tilla jane shenuar ne disa rajone te ndryshme te Italise, ku kane mbetur te vrare te rinj shqiptare.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›