Vetevarja e femijes, dyshime per sekte fetare
Vdekja permes varjes e femijes 11-vjecar ne Sukth te rrethit te Durresit, eshte shoqeruar dje me dyshime nga te afermit e tij se shkaku i tragjedise gjendet te ndikimi nga sekte fetare qe operojne ilegalisht ne shume shkolla te vendit. Zybe Prifti u gjet pardje i varur ne nje kasolle prane baneses. Dyshimet per flijim nen ndikim nga sekte fetare, eshte hedhur vitet e fundit dhe per vdekje te miturish ne disa rrethe te vendit. Madje prokuroria ka kryer hetime por asnjehere nuk eshte shprehur zyrtarisht per fatin e tyre.
Ndersa familjaret e Zyber Priftit prisnin e percillnin qindra te aferm, miq e dashamires qe vinin per te ngushelluar, daja i tij, Vesel Hysa, leshoi akuza te ashpra. "Nuk e kuptojme se si nje femije ne kete moshe te vrase veten pa asnje shkak. - tha dje per "Koha Jone" 40-vjecari Vesel Hysa. "Nuk ka pasur asnje problem nga familja", - vijon ai, duke shtuar: "Per mendimin tim, rrenjet e kesaj historie duhen sqaruar ne shkolle. Ne nuk kemi te dhena te sakta, por kemi degjuar se ne shkolle futen shume njerez te sekteve fetare dhe krijojne lloj-lloj mendesish tek femijet". Nderkohe edhe familjare te tjere kane treguar se shpesh ne shkollat e qytetit te Durresit dhe fshatrave "mesyjne" djem e vajza ne moshe te re qe shperndajne literature me permbajtje te dyshimte fetare dhe u shpjegojne permbajtjen e tyre femijeve dhe adoleshenteve.
Familjaret treguan se djali ishte i shkathet dhe teper i ndjeshem. Menyra se si ka kryer veteflijimin deshmon per dicka te paramenduar. Zyber Prifti ka shkuar deri te dera e kasolles, por nuk ka mundur ta hape. Ai ka kaluar rripin te nje gozhde qe ndodhej lart dhe ka bere gati lakun. Pastaj eshte ngjitur mbi nje derrase te vendosur mbi dy gure, ka kaluar lakun rreth qafes dhe ka shtyre derrasen. Trupi i tij pa jete eshte zbuluar nga e ema. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes rreth 5 ore pas ngjarjes, pasi eshte njoftuar me vonese, ndersa banesa e Ramadan Priftit ndodhet pothuajse e izoluar ne mes te fushes. Ne njoftimin per shtyp, policia e Durresit pretendon se motivi i vetevrasjes eshte diktuar nga gjendja e keqe ekonomike e familjes se te ndjerit.
Keti Jaupaj