Vetevendosja Negociatat me Serbine jane te demshme
Lideri i levizjes Vetevendosje Albin Kurti ne nje konference tha se negociatat e reja me Serbine vetem sa do ta perkeqesojne situaten politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosoves. Negociatat e reja do te kene kuptimin e njohjes se Serbise nga ana e Kosoves cka do te thote se Kosova ndonese e pavarur do ta njohe Serbine si faktor. Kryeministri Thaci dhe Presidenti Sejdiu praktikisht i pranuan negociatat e reja me Serbine. Atyre as qe u shkoi ndermend te kushtezojne cfaredo bisedimi me Serbine me kerkimfaljen e saj per krimet ndaj shqiptareve pergjate gjithe shekullit te kaluar me drejtesine dhe zhdemtimin per viktimat e panumerta me demshperblimin per shkaterrimet e luftes te kryera nga forcat e Serbise me dorezimin e krimineleve te luftes me ceshtjen e afer 2000 te pagjeturve me njohjen e pavaresise se Kosoves me nderrimin e Kushtetutes se Serbise ku ne preambule shkruan qe Kosova eshte pjese e Serbise me poziten e shqiptareve qe vazhdojne te jetojne te shtypur te diskriminuar e nenperfaqesuar kudo ku jane ne Serbi me mosfinancimin e strukturave te Serbise ne Kosove etj. Pika e fundit e rezolutes se AP-se te OKB-se tregon synimin e saj pra qe kreret institucionale te Kosoves te futen ne negociata. Nga pervoja dihet qe pasi ti kene futur ne negociata kollaj do te luajne me ta me pas. Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht kurse politikanet i ka te varur financiarisht. Hyrja ne negociata ne kete pozite patjeter se do te rezultoje me koncesione e kompromise te reja tha Kurti.