E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja: Seanca e Kurtit, policore

Prishtinë, 22 shkurt, NOA - Seanca e dytë gjyqësore e EULEX-it kundër Albin Kurtit, u cilësua si seancë politike dhe policore nga ana e lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i së cilës është i pandehuri në fjalë. Sipas një deklarate të kësaj lëvizje, trupi gjykues mori urdhër për sjelljen e Albin Kurtit në gjykatë nëpërmjet arrestimit nga policia e Kosovës. Sjellja policore e Panelit trupit gjykues me Ramiz Kelmendin si dhe vendimi për arrestimin e Albin Kurtit, tregon për natyrën e vërtetë të këtij procesi të padrejtë.

Po ashtu kjo tregon se nën komandën e kujt mbetet ende Policia e Kosovës, e cila tash është në kontrollin e plotë të EULEX-it, ashtu sikurse që dikur si SHPK ishte nën tutelën e UNMIK-ut, shton më tej deklarata e lëvizjes Vetëvendosje.

Duke shtuar se nuk bëhet fjalë për pavarësi dhe sovranitet kur EULEX-i kontrollon gjykatat dhe policinë.

Populli i Kosovës nëpërmjet peticionit po e kërkon mbylljen e përndjekjes tashmë edhe policore të Albin Kurtit. Por ai tashmë është i gatshëm që me gatishmëri edhe më të madhe të ngrihet kundër kësaj padrejtësie, por edhe kundër të gjitha padrejtësive që po na ndodhin kolektivisht, përfundon deklarata e lëvizjes Vetëndosje me kryetar Albin Kurtin.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›