Vetevendosje Shqiptari nuk e shet voten e tij kurre

Peje 7 dhjetor NOA - Ne qytetin e Pejes Levizja Vetevendosje zhvilloi nje tubim me pranine e mbi 5000 qytetareve te Pejes te cilin e hapi Zanita Halimi qe i ftoi te pranishmit te hiqnin dyshimet mbi te ardhmen e tyre pasi tashme eshte e mundur te ndryshohet historia duke vendosur vete duke votuar per Levizjen.
Ndersa kandidati nga Peja i Levizjes Vetevendosje Florin Krasniqi e pershendeti Pejen si Shehri i Haxhi Zekes e ne emer te rilindasit pejan i thirri bashkeqytetaret e tij te angazhohen se bashku me te per te sjelle nje ndryshim cilesor ne situaten aktuale e cila shfaqet e rende dhe e padurueshme.
Florin Krasniqi tha se Kosova nuk mund te mbetet peng i Hashim Thacit Kadri Veselit dhe i nje grupi tjeter qe po e qeverisin kete vend qe prej pasluftes.
Ne jemi per integrim ne BE por aty nuk mund te shkojme te copetuar e te shtypur por vetem si nje shtet i bashkuar e me integritet si nje kombi barabarte me kombet e tjera tha ai.
Krasniqi tha me pas se populli i Kosoves populli i Shqiperise nuk ka per ta shitur gjakun e sakrificen e te pareve nuk ka per ta shitur voten para tentativave te kujtdo per te blere vota.
Ai shtoi se me voten e 12 dhjetorit do te mund ti hapet rruga programit te Vetevendosje ketij programi perparimtar qe do te marre parasysh nevojat me thelbesore te popullit shqiptar.
Ne fund para qytetareve te Pejes foli Albin Kurti i cili tha pavaresia e Kosoves do te ishte dashur te ishte liri e qytetarit per shtetndertim e jo liri e pushtetarit per uzurpim te shtetit.
Me pas Albin Kurti preku disa pika programore te Vetevendosjes.
Ai tha se me pushtetin e saj do te behet Kosova sovrane me ushtri me te drejten per bashkim me ndeshkueshmeri per cdo shkeles te ligjit.
n.e/NOA