E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith Zgjedhjet dovezhgohen nga 120 ekipe te BE

PRISHTINE- 120 ekipe te Bashkimit Europian do te monitorojne zgjedhjet e se djeles ne Kosove. Lajmi konfirmohet nga perfaqesuesi special i BE-se ne Kosove Pieter Feith i cili tha se Bashkimi Evropian si partner kryesor i Kosoves ka bere perpjekje te rendesishme qe ti mbledhe se bashku vezhguesit diplomatik nga shtetet anetare te BE-se dhe vendet e tjera per te inkurajuar qe zgjedhjet e ardhshme ne Kosove te jene ne nivel me standardet nderkombetare.

Te koordinuar nga vete PFeith nje numer i konsiderueshem vezhguesish nderkombetare do te punojne bashkerisht per Vezhgimin Diplomatik te Zgjedhjeve ne Kosove 2010.
Behet fjale per 120 ekipe qe do te vezhgojne cdo faze te procesit te zgjedhjeve ne qendrat e votimit ne mbare Kosoven.

Ekipet do te perbehen nga pjesetare te ICO-se dhe EUSR-se pjesetare te misioneve diplomatike ne Kosove diplomate nga shtetet e tjera te BE-se dhe nga rajoni i Ballkanit Perendimor.
Feith tha se BE deshiron qe keto zgjedhje ti permbushin standardet me te larta nderkombetare. Te jene te lira te ndershme dhe te rregullta.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›