Vetëvendosje, bojë të zezë në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 9 prill, NOA Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur sot qëndrimin e saj kundër Gjykatës Kushtetuese në Kosovë duke hedhur bojë të zezë para godinës së saj. Gjesti i aktivistëve të Vetëvendosjes ka shprehur në këtë mënyrë mos njohjen e këtij autoriteti, duke e cilësuar atë si të imponuar.
Me anë të një njoftimi, Vetëvendosja deklaron se aksioni simbolik shpreh kundërshtimin ndaj Kushtetutës së imponuar të Kosovës dhe vendimeve antikombëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Aktivistët e saj thanë se Gjykata Kushtetuese është gjykata më e lartë e Planit Ahtisari.
m.xh/NOA