E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje çon Thaçin të hënën në interpelancë

Kryeministri Hashim Thaçi po përgatitet për interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje. Kryesia e Kuvendit e ka marrë parasysh kërkesën e Kryeministrit për shtyrjen e interpelancës dhe ka vendosur që kjo seancë të mbahet javën e ardhshme. Sa i përket interpelancës, Kryeministri ka kërkuar që shtyhet dhe Kryesia mori vendim që interpelanca të mbahet të hënën në orën 10:00, tha dje kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Interpelanca për kryeministrin Thaçi, e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje, ka të bëjë me autostradën Vërmicë-Merdare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›