E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkencëtarët krijojnë dhitë që prodhojnë qumështin e njeriut

Dhi dado janë krijuar brenda trupave të meshkujve, në një projekt të çuditshëm inxhinierie gjenetike në Zelandën e Re. Qëllimi është: po prodhojnë dhi trans-gjinore, për të parë nëse qumështi i tyre është i ngjashëm me atë të prodhuar nga njerëzit. Dhitë e krijuara janë në mënyrë efektive, një femër e bllokuar në trupin e një mashkulli, e plotësuar me anatomi të plotë mashkullore. Kompania, pas këtij eksperimenti AgResearch, do të shohë nëse qumështi i tyre përmban proteina të njëjta si qumështi i gjirit të njeriut, me qëllimin që një ditë ndoshta ta shesin atë në dyqane. Dhitë janë pagëzuar goys (girls-boys, shqip vajza-djem), një përzierje e vajzës dhe djalit dhe 15 specie janë edukuar në strukturat kërkimore në Zelandën e Re. Megjithatë, kritikët tashmë kanë bërë thirrje për mbylljen e këtij projekti, mes shqetësimeve se shkencëtarët janë duke luajtur rolin e Perëndisë. Ata kanë kërkuar edhe informacione mbi rreziqet e paraqitura, nëse dhitë arratisen dhe ADN-ja e tyre futej në një pishinë të gjerë gjenetike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›