E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Ponte mirëpret raportin e Martit për trafikimin e organeve

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte ka mirëpritur raportin e Dick Martyt në Këshillin e Evropës, i cili përfshin kryeministrin në largim Hashim Thaçi në trafikimin e organeve.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë zvicerane “Suissinfo”, Del Ponte, aktualisht ambasadore në Argjentinë, ka thënë se këto “akte të urryera” së shpejti do të dalin para drejtësisë.

Në vitin 2008 ajo botoi një libër të diskutueshëm “Gjahu”, ku jep dëshmi të detajuara të kontrabandimit të organeve të marra nga të vrarët civilë serbë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Tribunali i Hagës pati njoftuar, ndërsa ajo ishte kryeprokurore, se nuk kishte gjetur prova për të vërtetuar pretendimet e saj, dhe si Thaçi ashtu edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha, hodhën poshtë ato publikisht.

Raportin e hartuar nga bashkëvendasi i saj Dick Marty, e cilësoi Thaçin si drejtues të një organizatë “mafioze” që të merret në armë, drogë dhe organe njerëzore. Në raport thuhet se UÇK-ja, e drejtuar nga Thaçi, kishte burgje sekrete ku serbët dhe shqiptarët e Kosovës janë mbajtur në kushte çnjerëzore, para se atyre t`u merren organet e tyre.

“Informacionet e publikuara në librin ‘Gjahu’, çoi në këtë hetim. Jam e tronditur dhe thellësisht në gjendje të vështirë, nga gjetjet se kishte vrasje të të burgosurve me qëllim të heqjes së organeve të tyre dhe shitjen për fitim është kryer nga anëtarë të lartë të UÇK-së, duke përfshirë disa individë që mbajnë pozita të lartë në qeverinë aktuale të vendit”, ka thënë Del Ponte në këtë intervistë.

Ajo tha se pretendimet në librin e saj mbështetën nga “prova të besueshme dhe të verifikueshme fizike” të marra nga studiuesit nga Tribunalit të Hagës dhe të UNMIK-it, gjatë një misioni në Shqipëri dhe në prani të një prokurori të qeverisë shqiptare.

"Unë e di që citimet nga libri im “Gjuetia” kanë çuar në një hetim nga ana e Këshillit të Evropës, një draft i të cilit u botua në faqen e internetit në mars”, ka thënë ajo.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›