E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET liber per Agollin

“Kam penën e mprehtë, mendjen e kthjellët’’, titullohet libri me i fundit i cili ka protagonist kryesor shkrimtarin Dritero Agolli, i cili festoi se fundmi 80-vjetorin e lindjes se tij.

Pas mjaft aktiviteteve të zhvilluara në emër të një prej penave më të njohura në letersinë shqipe ky botim vjen me 50 dekada intervista, polemika dhe ese që Agolli mbart në rrugëtimin e gjatë të letrave shqip. Në prani të miqve, të ftuarve dhe idhtarëve të letërsisë shqipe veçanërisht të figurës së Agollit ky libër i shtohet kolanës së veprave të shkrimtarit të shquar. Ndërsa vetë shkrimtari nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoninë e promovimit të librit të tij për arsye shëndetësore.

Ky botim është i ndërtuar në katër kapituj, duke përfshirë në të dhe letra e vlerësime që Dritero Agolli shkroi jo vetëm për letërsinë por edhe në spektre më të gjera ndërsa përfshihen ndër 288 faqet e këtij botimi dhe intervista që shkrimtari shqiptar dha për media të huaja.

Libri nis me parathënien e Henri Çilit dedikuar shkrimtarit i cili cilësohet si njeriu i mirë Dritëro. Gjatë promovimit u prezantuan dhe kolana e veprave të Agollit që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, si dhe foto nga jeta e Agollit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›