E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje, kundër rritjes së pagesës në fakultete

Prishtinë, 21 Korrik, NOA - Qendra Studim, Kritikë, Veprim e Lëvizjes Vetëvendosje! në Universitetin e Prishtinës ka reaguar sot kundër vendimit të rektoratit për rritjen e pagesës së semestrit në të gjitha nivelet akademike.

Të mbledhur para rektoratit, ata kanë shkruar parrullën UP = Universitet publik e jo privat, duke tërhequr vërejtjen se studentët e universitetit publik nuk duhet të paguajnë nga të ardhurat e tyre private për mësimet në universitet, ndryshe statusi i universitetit publik bëhet i pakuptimtë.

Më pas, aktivistët studentor janë ulur para hyrjes së rektoratit të UP-së duke zbathur këpucët dhe duke mbajtur pankarta ku shkruante shes këpucët për të paguar semestrin, për të treguar kështu gjendjen e rëndë ekonomike të studentëve, të cilëve po u shtrenjtohet semestri.

Ne, studentët e Universitetit të Prishtinës, si qytetarë të Kosovës deri sot, kemi paguar dy lloje taksash për shërbimet publike. Taksat që i paguajmë ne dhe familjet tona shtetit ju rikujtojmë që janë para publike dhe mblidhen që të na sigurohen shërbime publike të çfarëdo lloji, kjo do të thotë që edhe shërbimet Universitare do të duhej të siguroheshin nga buxheti i shtetit i cili, e ritheksojmë mbushet nga kontributet e qytetarëve të Kosovës, nga kontributet tona dhe familjeve tona. Pra, ky vendim që kanë marrë institucionet relevante jo që është i papranueshëm, por duhet të zëvendësohet nga vendimi tjetër i cili që sot bëhet kërkesë e jona: që studentët të mos jenë më të detyruar të paguajnë për arsimin publik, ashtu siç ndodh në shumë vende të BE-së, citohet në deklaratën kundërshtuese të studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Sipas tyre, Është e papranueshme që në Kosovën me ekonominë më të dobët në rajon, me pagën më të ulët mesatare, studentët të paguajnë dy lloje taksash për të përfituar shërbime publike, kur në pjesën më të madhe të vendeve BE-së ku pagat mesatare janë shumë më të mëdha se ato të Kosovës studentët janë liruar nga pagesat për arsimim publik.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›