E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje nuk e donte Demaçin për president

PDK kishte përkrahur idenë që Adem Demaçi të zgjidhej President i Republikës në kohën kur Behgjet Pacolli u detyrua ta largohet nga ky post. Por, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështesë atë.

Simboli i rezistencës kosovare ishte propozuar për këtë pozitë nga një grup qytetarësh që jetojnë në Amerikë dhe kishte marrë pëlqimin e Partisë Demokratike të Kosovës, por këtë mbështetje nuk ia ofroi partia opozitare që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Vetëvendosje ka qenë pengesë. Ata kanë kërkuar që unë mos të jem President”, thekson Demaçi për Express.

Megjithatë, ai nuk flet shumë për këtë çështje duke thënë se kjo i takon historisë dhe se me këtë Vetëvendosja e ka humbur shansin të hyjë në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›