Barroso: Evropa afër zgjidhjes së krizës

Duke iu adresuar Parlamentit Evropian në Strasburg, Barroso tha se marrëveshja tregon se Evropa mund të bashkohet në kohët më të vështira.
“Jam i gëzuar që jam sot para jush dhe t’ju informoj se Evropa është fare pranë zgjidhjes se krizës së borxheve, për t’u rikthyer më pas në rrugën e rritjes”, tha Barroso.
Barroso po ashtu shpalli emërimin e një komisioneri që do i dedikohet plotësisht euros.
Tregjet evropiane u hapën me rritje menjëherë pas bërjes publike të marrëveshjeve të liderëve evropianë që detyron bankat të pranojnë deri në 50% humbje në borxhin që i kanë dhënë Greqisë, që vendosi të rikapitalizojë bankat dhe të rrisë fondin e shpëtimit të eurozonës deri në 1.4 trilion $./Start/F. P/
2011-10-27 16:14