E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje perleshet me policine

Mbështetës të lëvizjes “Vetëvendosje” thyen një kordon të policisë mesditën e së hënës, gjatë një proteste të konsideruar të paligjshme nga polica, përpara selisë së qeverisë.

Antarët e “VV” protestonin kundër formulës së arritur me Serbinë për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale, ku përkrah emrit të shtetit do të vendoset edhe një shënim që do të shpjegojë statusin e veçantë  dhe mosnjohjen e plotë ndërkombëtare të Prishtinës.

Shefi i grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, i dha 15 minuta ultimatum policisë për heqjen e barrikadave, në mënyrë që protesta paqësore të vazhdonte marshimin e saj, por pasi diçka e tillë nuk ndodhi, mbështetës të lëvizjes kaluan barrikadat me forcë, duke u përleshur me policinë.

Është ende e paqartë nëse ka të lënduar ose të arrestuar, pasi mungon një konfirmim zyrtar. I paqartë mbetet edhe numri i pjesëmarrësve, me lëvizjen që flet për disa mijëra dhe policinë për vetëm 600.

Midis pankartave dhe thirrjeve të lëshuara nga protestuesit, binin në sy shkrime si “Thaçi shiti Kosovën”, “Poshtë fusnota” apo “Poshtë qeveria”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›