E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografi e Beatles para famës

Në Britani të Madhe do të dalë në ankand një fotografi e grupit të njohur anglez Beatles. E veçanta e fotografisë është se ajo është bërë krejt rastësisht, pak muaj para se rok grupi britanik të bëhej i falshëm në të gjithë botën.

Fotografia i përket verës së nxehtë të vitit 1963 dhe në të tregohen të gjithë anëtarët e grupit, që nga John Lennon e deri tek Paul McCartney duke marrë rreze dielli në tarracën e një hoteli në Somerset.

Djemtë nga Liverpuli janë fotografuar nga një 11-vjeçar në atë kohë, i quajtur Bruce Leak. Leak ka ruajtur fotografinë për një kohë të gjatë në sirtarët e tij, “tek sendet pa vlerë”. Por krejt rastësisht fotografia, pak muaj më parë, ka rënë në duart e motrës së tij, e cila e kuptoi menjëherë rëndësinë e saj.

E kështu ajo vendosi ta nxjerrë në shtëpinë e ankandeve, jo më shumë për para se sa për të gjetur një koleksionist që do ta ruante atë në mënyrën e duhur.

Aktualisht fotografia është vendosur në shtëpinë e ankandeve “Omega” në Manchester për një çmim modest prej 300 funtash nisja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›