Vetëvendosje refuzon ftesën e Ramës për takimin në Prishtinë
PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një deklarate për mediat refuzon ftesen e kreut të PS-së, Edi Rama për takimin që do të mbahet sot në orën 17.00 në Prishtinë.
Qendrimi pro dialogut, vlerësimi i qeverisë së Thacit, qendrimi për 21 janarin e koalicioni me LSI dhe qëndrimi për nacionalizimin janë arsyet pse Vetëvendosje nuk do të jetë në takimin me Ramën.
“Së pari, siç e kemi bërë të qartë përmes dokumenteve statutorë të Lëvizjes Vetëvendosje!, ne si subjekt parimisht jemi të hapur për bashkëpunim,pjesëmarrje dhe ftesa nga subjektet politike që organizojnë takime tematike, që përkojnë me programin tonë politik, siç janë bashkimi kombëtar, zhvillimi ekonomik i bazuar në prodhim, subjektivimi politik i qytetarëve, emancipimi shoqëror, drejtësia dhe barazia. Këto tema për ne janë prioritare, dhe ndaj tyre na lidh një besnikëri politike, për hir të së cilës vijojmë të mbetemi këmbëngulës për bashkëpunime që i çojnë përpara ato, dhe jo në tubime partiake ku përqendrimi është te organizatori e jo te tema.
Së dyti, rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Të mbështetësh sot, pa nevojë, dialogun e padrejtë politik midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe të afirmosh një forcë politike e cila e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik, ekonomik dhe shtetëror, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit, do të thotë qëndrim në të kundërt të interesit të Kosovës dhe atij kombëtar. Në ditën kur populli në Kosovës solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën “Familja,Prona, Shteti” dhe në të cilën z.Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin.
Së treti, Lëvizja Vetëvendosje! përmes një komunikimi publik të kohës, ka bërë të ditur qëndrimin e saj për çka ndodhi në Protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, pas vrasjes së katër protestuesve. Aso kohe theksonim, siç theksojmë ende edhe sot se në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse me 21 janar e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Ajo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës. Shqiptarët e pakënaqur, kudo që janë, duhet të organizohen për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me gjuhën e vullnetit dhe interesit të tyre. Përndryshe, pa organizim politik ka veçse përfitime partiake e humbje kombëtare.
Në këtë frymë edhe qëndrimi më i fundit i Partisë Socialiste të Shqipërisë për koalicionin e ardhshëm është i papajtueshëm me vetë atë çka protesta shenjoi.
Shqiptarët kanë arsye të forta për të protestuar për shkak të jetesës së mjerë, nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar dhe mungesës së perspektivës si qytetarë. Koalicionet që zbusin apo mënjanojnë këtë frymë nuk janë në shërbim të kombit shqiptar i cili është më i varfëri dhe me papunësinë me të lartë në Evropë përderisa i ka politikanët më të pasur se gjithë kolegët e tyre në Evropë krahasuar me buxhetin e shteteve përkatëse.
Së katërti, disa konsiderata në lidhje me çështjen e nacionalizmit mes shqiptarëve. Ne jemi të shqetësuar nga retorika që po përdoret diku për arsye elektorale, diku për arsye ideologjike e cila njëson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi është primitivizëm. Është e udhës të theksojmë se nuk ekziston “një nacionalizëm”,të cilin të mund ta përdorësh si vend grumbullimi për etiketime negative. Mes shumë shfaqjeve të nacionalizmit, mund të dallojmë qartë dy grupe të mëdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin çlirimtar atë subjektivues, vetëvendosës, emancipues, anti-kolonial që mëton barazinë mes kombeve”, thuhet në deklaratën e VV.
(m.a/BalkanWeb)