E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, OSBE dhe Dega Gazetari bashkëpunim për monitorimin e fushatës

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe dega e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës do të promovojnë të hënën bashkëpunimin mes tyre në monitorimin e medias gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, do të jetë nesër i pranishëm në mjediset e Departamentit të Gazetarisë ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për këtë qëllim mes Prezencës dhe Fakultetit.

Të pranishëm do të jenë dhe dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rrokaj dhe shefi i Departamentit të Gazetarisë, Artan Fuga.

Gjatë javës që shkoi KQZ dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të monitorimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e reja.

Marrëveshja, e nënshkruar nga drejtuesit e dy institucioneve, parashikon rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të AMA-së për nevojat e monitorimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›