E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevendosje sot Serbia nuk kalon

Lëvizja Vetëvendosje organizon sot protestat e radhës me synim bllokimin e mallrave serbe.

Sikurse javën e kaluar edhe sot protestuesit do të mblidhen nga ora 13.00 dhe do të tentojnë që bllokimin ta bëjnë afër pikës kufitare në Merdarë dhe tek ajo Dheu i Bardhë.

Protestat vijnë pas mocionit të së premtes të Kuvendit të Kosovës, i cili bën thirrje për respektimin e marrëveshjeve me Serbinë, të arritura në kuadër të dialogut në Bruksel.

Ky mocion i iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së, rrëzoi atë të Lëvizjes Vetëvendosje, të 7 dhjetorit, i cili kërkonte respektimin e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosjes edhe një herë u treguan të vendosur për protestën e 22 janarit, e cila sipas tyre ka për qëllim mos lejimin e mallrave serbe që të hynë në Kosovë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se protestat e sotme synojnë që me bllokimin e mallrave të Serbisë të mbrohet Republika e Kosovës dhe prodhimi vendor.

Kurse dje deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se do të veprojnë edhe në mënyrë institucionale, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me mocionin e ri të iniciuar nga PDK-ja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›