Vetevendosje vazhdon te zgjeroje rrjetin
Prishtine 26 nentor NOA - Keshillat per Zhvillimin e Qendrave te Levizjes Vetevendosje ne kuader te zgjerimit te rrjetit te saj kane organizuar tubime publike me qytetare ne komunat e Fushe-Kosoves Mitrovices Prizrenit Kastriotit Gjilanit Vitise Drenasit Vushtrrise Dardanes Prishtines si dhe te Besianes. Fillimisht ne Fushe Kosove Vetevendosje ka themeluar edhe dy pika. Me kete rast eshte mbajtur edhe nje takim me qytetare ku moren pjese Afrim Hoti vella i intelektualit te shquar Ukshin Hoti i shoqeruar nga Milaim Kadriu dhe Elza Sadiku.
Kemi nje histori me shume se dy mije vjecare te cilen e karakterizojne luftera dhe perpjekje per liri e clirim. Pa u mbeshtetur ne kete histori tonen nuk mund te kemi nje te ardhme ku do te dominojne vlerat. I jam bashkuar Levizjes sepse kemi nevoje per ardhje te vlerave ne pushtet e jo ti lejojme keta bajraktare pashalleqesh qe duke u pasuruar vete ti shkaterrojne themelet e kombit tone te shumevuajtur tha nder te tjera Afrim Hoti.
Ndersa ne Mitrovice Vetevendosje mbajti tubime me qytetare ne fshatrat Tunel i Pare dhe Shupkovc ku folen Nazmi Mikullovci Faruk Mujka Florije Drevinja dhe Raif Qela.
Qytetaret paten rastin te njihen me gjeresisht me programin e Levizjes duke u thelluar me shume ne dy shtyllat kryesore te ketij programi qe jane shtetndertimi dhe zhvillimi ekonomik.
Ne Prizren Vetevendosje organizoi ty tubime publike me qytetare ne fshatrat Legjende dhe Atmaxhe te komunes.
Tubimin e hapi Islam Thaqi i cili e prezantoi programin politik duke u perqendruar ne vecantitek hapat qe do ti ndermerr Levizja ne permiresimin e kushteve ekonomike dhe sociale ne vend.
Ne Gjilan Vetevendosjeka themeluar deri me tani 31 pika neper fshatrat dhe lagjet e Gjilanit.
Nuk mjafton te jeni vetem te pakenaqur dhe te zhgenjyer. Ju duhet te organizoheni dhe te bashkengjiteni ne Levizjen e cila do te jete shpresa per te dalur nga kjo pakenaqesi e thelle qytetare tha nder te tjera Ismail Kurteshi.
Ndersa Avni Rudaku u foli banoreve te fshatit Kishnapole per programin e pergjithshem politik te Levizjes VETVENDOSJE me theks te vecante bashkimin kombetar. Levizja synon qe idene e bashkimit kombetar ta shqyrtoj ne dy kontekste ne nivelin e se drejtes nderkombetare qe nje shtet sovran te bashkohet me ate qe deshiron ne nivelin e organizimit te referendumeve si vote popullore e realizimit te vullnetit per bashkim kombetar. Faza e pare mendohet te jete ndryshimi kushtetues e pastaj shpallja e referendumit. tha nder te tjera Rudaku.
n.e/NOA