Sinjalet e Europes
Ne javet e ardhshme ose me se largu deri ne fund te vitit Bashkimi Europian do te hape dialogun per viza me Prishtinen. Keshtu thuhet ne nje analize te agjencise Reuters kushtuar raporteve te BE146se me Kosoven. Hapja e ketij dialogu per viza do te ishte nje inkurajim i madh per Qeverine e Kosoves dhe nje sinjal i forte se vendi eshte i vendosur fuqishem ne binaret e integrimit ne BE. Reuters citon disa zyrtare te Bashkimit Europian te kene argumentuar se 147sa me shpejt fillon te hapet dialogu per viza aq me mire pasi Kosova ka nevoje te inkurajohet per te filluar bisedimet e rendesishme me Serbine per ceshtje praktike148.
Ndonese Beogradi dhe Prishtina jane pajtuar per fillimin e bisedimeve ende asnjera pale nuk ka bere ndonje levizje ne drejtim te fillimit te takimeve formale. Reuters shkruan ne analizen e vet se disa diplomate europiane kerkojne me ngulm hapjen e dialogut per viza me Kosoven sepse sic thone ata mund te ndodhe qe politikanet e Kosoves te kushtezojne fillimin e bisedimeve me Serbine me nisjen e dialogut per viza me Bashkimin Europian. Ndonese Kosova eshte nje vend i vogel dhe i varfer prej 2 milione banoresh ajo mund te jete celesi i stabilitetit ne rajon i cili ka qene i perfshire per disa dekada nga konfliktet etnike.