E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje zyrtarizon koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit me tre parti të tjera, Guxo dhe Alternativa, të cilat janë bashkuar edhe PSHDK-ja.

Mësohet se marrëveshja është nënshkruar sot, duke konfirmuar kështu vazhdimin e bashkëpunimit mes partive që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Partia Guxo ka deklaruar se ky koalicion synon të ofrojë stabilitet dhe një qeverisje të përgjegjshme që në qendër të çdo vendimi ka qytetarin e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›