Shoqata “Çamëria” reagon pas vrasjes së Rexhep Ismailit në Sarandë

Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Sarandë, ku mbeti i vrarë kryetari i saj, Rexhep Ismaili.
Në një postim në rrjetet sociale, shoqata dënon ngjarjen e rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të saj, ndërsa vlerëson kontributin e 66-vjeçarit për çështjen çame.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë.
Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.