Gazetaria dhe fjala e lire

shte fakt se ne mesin e gazetaruceve dhe te gazetaruceve ka shume hajna rrenacake dhe kokederra si ne cdo fushe dhe profesion tjeter. Por kujdes Keta gazetaruce partiak mund te vrasin e te shkaterrojne popuj te tere. Dihet se gazetaria e sotme me te mirat dhe me te ligat eshte prodhim i marredhenieve midis pronareve gazetareve qeverise dhe shoqerise. Te kater keta aktore kane problemet e tyre qe ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte ndikojne ne prodhimet mediale te cilat ne i kemi sot ne treg.
Nga Gezim
Mekuli
Gazeta e pare ne bote doli ne Romen e
vjeter ne vitin 59 para Krishtit. Gazeta quhej Acta diurna Ndodhite e
dites. Kjo gazete doli pas kerkeses se Jul Cezarit. Acta diurna doli si
gazete e perditshme dhe kjo botohej cdo paradite. Gazeta ne fjale u botua ne
epoken me te ndritur te romakeve. Gazeta ishte e shkruar me dore dhe shkruhej
nga tridhjete skllever qe dinin shkrim-leximin. Keta skllever shkruanin sipas
diktatit nga larte.
Fillimisht gazeta filloj te publikohej ne Rome e me pas edhe ne tere mbreterine Romake. Acta diurna arriti te shitet ne qytetet e Evropes Afrikes veriore dhe ne qytetet e lindjes se mesme. Gazeta filloj te shkruhej ne shume kopje e tirazh. Perpos kesaj romaket u interesuan qe gazeta te lexohej ne mes te qendrave te qyteteve e te turmave njerezore me qellim qe lajmi te deperton edhe tek ata qe nuk dinin shkrim-leximin.
Mirepo gazetarine ne nje mase te madhe e pershpejtoj dhe e ndihmoj shtypshkronja e zbuluar nga Johannes Guttenberg rreth vitit 1450 ne Mainz te Gjermanise. Ky zbulim mundesoi shtypjen dhe shperndarjen e shpejte dhe jo te shtrenjte te informates dhe te fjales. Zbulimi i shtypshkronjes u shpernda shpejt ne tere boten. Keshtu ne vitin 1609 dolen per here te pare gazetat e shtypura. Ato permbanin lajme private si dhe lajme shteterore. Si rrjedhim i ketij zbulimi ne fund te shekulli XVII kishte me se 60-70 gazeta gjermanofolese me nje tirazh prej 300-400 ekzemplaresh dhe nje numer lexuesish prej 20.000 deri ne 25.000. Ne kete kohe vetem ne Gjermani kishte me shume gazeta sesa ne tere Evropen e atehershme.
Ngadale e sigurt te lexuesit filloi te linde tendenca per mendimin politik. Keshtu liria e shtypit fitoi peshe me te madhe ne rendesine e saj. Kerkesat per lirine e shtypit qe nga shekulli XVIII u bene me te fuqishme dhe diku-diku kjo tentohej te mbrohej edhe me ligj. Per shembull ne SHBA liria e shtypit mbrohet qe nga viti 1776 ne te ashtuquajturen Bill of Rights te Virgjinias. Ne France kjo mbrohet qe nga viti 1789 ndersa ne Angli akoma me heret qe nga viti 1695.
Publicistet dhe objektiviteti
Duke u bazuar ne keqtrajtimin e lirise se shtypit dhe ne instrumentalizimin e mundshem te mediave nga publicistet shtrohet pyetja A jane publicistet te pandikuar e objektive dhe se a jane publicistet gazetare
Nje shenje dalluese e publicisteve te sotem eshte se ata koke e kembe jane partiakcinj. Publicisti yne eshte nje avokat i nje interesi te ngushte ideologjik dhe ekonomik. Ai eshte nje aktivist i maskuar partiak i cili me pasion dhe me shume deshire perfaqeson dhe laton nje mendim dhe nje interes. Mund te themi se per shume publiciste vendi dhe funksioni i tyre eshte nder te tjera edhe ne aktivitetet dhe organet politike.
Ky fakt ben qe besimi profesionalizmi dhe paanshmeria e lajmit dhe e informacionit medial te zbehet te humbase e ndoshta edhe te mos dale fare ne siperfaqe te opinionit publik.
Qendrimi i gazetareve dhe i gazetareve do te duhej te ishte qendrim i paster indiferent faktik dhe objektiv. Gazetari dhe gazetarja jone do te duhej te provonin qe te raportojne dhe te alarmojne shume-anshmerisht ta respektojne interesin e opinionit dhe mundesisht te mbledhin sa me shume te reja rreth nje informacioni a ndodhie ne hapesiren dhe ne kohen ne te cilen veprojne.
shte fakt i veshtire qe publicistet dhe gazetaret shqiptar te mbajne qendrim prerazi. Gazetari megjithate gjate seleksionimit te lajmeve anon pavetedijshem per dhe kunder nje partie politike individi organizate apo institucioni ndersa publicisti kete e realizon ne menyre te vetedijshme. Keshtu mund te perfundojme se gazetari yne eshte gjithashtu publicist dhe publicisti gjithashtu gazetar.
Gazetaret duhet te kene parasysh qe cdo njeri duhet te gjeje ne media informim te kenaqshem mbi ndodhite politike ekonomike dhe kulturore. Gazetaret llogarisin prezantojne dhe komentojne informacionin. Ata nepermjet mediave prodhojne nje opinion i cili eshte me sesa jetik per proceset demokratike te nje rendi shoqeroro-politik. Andaj pavaresia kujdesi dhe respekti ndaj konsumatorit guximi intelektual si dhe respektimi i parimeve te gazetarise eshte fondamenti baze qe kjo gazetari te jete objektive.
shte fakt se ne mesin e gazetaruceve dhe te gazetaruceve ka shume hajna rrenacake dhe kokederra si ne cdo fushe dhe profesion tjeter. Por kujdes Keta gazetaruce partiak mund te vrasin e te shkaterrojne popuj te tere.
Dihet se gazetaria e sotme me te mirat dhe me te ligat eshte prodhim i marredhenieve midis pronareve gazetareve qeverise dhe shoqerise. Te kater keta aktore kane problemet e tyre qe ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte ndikojne ne prodhimet mediale te cilat ne i kemi sot ne treg.
Mungesa e emancipimit eshte e pranishme te te kater keta aktore. Por aktori kryesor dhe vendimtar eshte rrethi shoqeror si konsumator i prodhimeve mediale. Po nuk ndryshoi rrethi shoqeror po nuk ndryshoi populli nuk ka shprese per ndryshime as ne fushen e medias. Arsimimi dhe edukimi per mediat ne popull dhe presioni i tyre mbi to do te sjelle shpresa te reja edhe per ne per popullin shqiptar.
Shkrim
i derguar nga autori