Vetëvritet Mindy McCready

Këngëtarja amerikane e muzikës “country” Mindy McCready ka bërë vetëvrasje.
Policia ka gjetur 37 vjeçaren pa shenja jete në terrasën e një shtëpie në Heber Springs në Arkansas.Policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, pas dëgjimit të të shtënave.
Këngëtarja ka lënë pas 2 djem, njëri nga të cilët 10 muajsh, raporton CNN duke shtuar se i ati i fëmijës, producenti David Wilson, bëri siç duket gjithashtu vetëvrasje në muajin e kaluar./Indeksonline/