“Sikur të isha 18 do e mbaja jetën në kontrollë”

Ylli hollivudian i filmit, aktori Ben Affleck, i cili së fundmi fitoi një çmim ‘Oscar’për rolin në filmin, ’Good Will Hunting’, është sërish në kulmin e famës dhe suksesit.
Ben, 40, i cili është i martuar me aktoren, Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmije, gjatë një interviste të dhënë së fundmi, ai ka treguar se çfarë do të dëshironte të dinte kur ka qenë 18 vjeç.
Aktori ka thënë se, po të ishte edhe njëherë 18 vjeç, do të mësonte se si ta mbante jetën nën kontroll, jo edhe aq të ekspozuar.
“Sikur ta dija kur kam qenë 18 se po e mashtroja veten për ambicje. E vërteta është se ne kurrë nuk e dimë se kur është mjaftë. Ne të gjithë mendojmë gjëra si ’Do të isha i lumtur sikur të kisha lidhje me këtë femër, do të isha i lumtur sikur të isha i pasur dhe i famshëm’. Por, asnjë nga këto gjëra nuk janë të vërteta”, ka thënë aktori./Indeksonline/