E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet administrator i Carrefour


Drejtori i hipermaketit “Carrefour” në Shqipëri, Xavier Thibonet, 42 vjec me shtetësi franceze, i ka dhënë fund jetës në banesën ku ai jetonte prej pothuajse gjashtë muajsh në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, referuar kqyrjes së vendngjarjes dhe ekzaminimit paraprak të kufomës, ka dyshime të forta se 42-vjecari është vetëmbytur me rripin e pantallonave.

Burimet përjashtojnë ndonjë dyshim të mundshëm për vrasje. Grupi hetimor pohon për Top Channel se ka të dhëna që viktima  të mos ketë dalë nga banesa pranë Rrugës së Elbasanit në Tiranë, ku ai jetonte me qera që prej të premtes në mëngjes.

Kontaktet e tij të fundit kanë qenë me kolegë të punës, tha policia, madje kanë qenë vetë këta të fundit që kanë njoftuar policinë për mungesën e 42-vjecarit në detyrë.

Pjesëtarë të grupit të hetimit nga sektori i krimeve kundër jetës në Drejtorinë e Tiranës, sektor i cili po e heton këtë ngjarje pohojnë se kanë dyshime që inxhinieri mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkaqe familjare dhe një ndër këto dyshime është fakti se bashkëshortja e tij ishte larguar para dy javësh në Rusi.

Megjithatë thanë të njëjtat burime po verifikohen telefonatat dhe njerëzit me të cilët Thibonet ka patur komunikim për të zbuluar ndonjë të dhënë tjetër, pavarësisht se nga dëshmitë e disa prej të njohurve të viktimës mësohet se ai së fundmi nuk ka shfaqur shenja depresioni.

Policia deklaron jo zyrtarisht se në bazë të veprimeve të para hetimore dhe provave të gjetura në vendngjarje në banesën e Thibonet nuk janë gjetur gjurmë të tjera përvec gjurmëve të viktimës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shkodër, ndikim ndaj prokurorit, 3 në pranga
Tre persona janë arrestuar për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj një prokurori në Rrethin e Shkodrës. Korcë, aksident në Qafë Pllocë, 2 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qarkun e Korcës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Berat, zjarr në lagjen muze
Një shtëpi u shkrumbua krejtësisht nga zjarri, ndërsa disa të tjera u rrezikuan seriozisht, në lagjen muzeale "Goricë" në qytetin e Beratit Falsifikimi me gjakmarrjen
Gjin Marku, numri 1 i Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve, dhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve të Shqipërise në Malësinë e Madhe, janë dërguar nga Policia e Shtetit për ndjekje penale në prokurori. Vlorë, konflikt me policin, tenton t'i djegë shtëpinë
Tentohet të digjet me benzinë, banesa e Efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor Eduart Mustafa. Rreth orës 8:00 të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në katin e parë të një pallatit, personat të paidentifikuar kanë vendosur në derën e banesës së efektivit një bidon me 3 litra lëndë djegëse e llojit benzinë.


Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, e diela Ditë Zie Kombëtare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›