E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Dialogu asgje jashte Ahtisarit


Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se shteti i Kosovës i ka shumë të qarta vijat e kuqe përsa i përket dialogut për cështjet teknike me Serbinë.

Sipas tij, gjithcka që do të dalë nga këto bisedime do të jetë në përputhje me dokumentin e Marty Ahtisari-t, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Cdo pretendim për tejkalimin e këtyre dokumenteve për qeverinë e Kosovës do të jetë i papranueshëm”, ka deklaruar Thaci.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka përsëritur kështu një mesazh të lëshuar të premten, ku lidhur me dialogun Kosovë-Serbi tha se pala kosovare nuk do të lëshojë pe sa i përket cështjes se menaxhimit të integruar të kufijve.

Ndërsa ditën e enjte, Thaci deklaroi hapur se është i gatshëm të bisedojë me qytetarët serbë të veriut, por në asnjë mënyrë nuk do të komunikojë me strukturat ilegale kriminale.

Kryeministri kosovar ka theksuar disa herë se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë, ai u shpreh se qeveria e tij serbët, “të cilët kanë mbetur peng të strukturave kriminale, i trajton si të barabartë”.

Ditën e premte, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, në ditën e 3-të të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Engel: Kosova, territor 100 për qind
Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka deklaruar se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe, të cilat sipas tij synojnë ndarjen e shtetit të ri. Bisedimet, arrihet në parim marrëveshja
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve në ditën e 3-të të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE.
Thaci: S’lëshojmë pe për kufirin
Kryeministri kosovar deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e veriut të vendit megjithëse mungojnë vizitat e tij në Mitrovicë. Veriu, dështon takimi KFOR-Ristic
Kryetari i komunës paralele të Zubin Potokut, Sllavisha Ristic nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e KFOR-it për zhbllokimin e situatës në veri të Kosovës. Drews: Nuk tolerojmë më
Gjenerali Erhard Drews ka deklaruar se KFOR-i nuk do të tolerojë më asnjë akt dhune ndaj ushtarëve të tij, që janë vendosur për ruajtjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Sabri Godo
Shkrimtari dhe politikani ndërron jetë në moshën 82-vjeçare
Përcillet me nderime në banesën e fundit Leka Zogu
Analistët: Zgjedhjet në PS... pa frymëzim
Arkitekti i euros: U lancua me defekt
Vetëvaret në banesë administratori i “Carrefour”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›