Vetëvritet brenda në makinën e tij 40 vjeçari: Nuk shlyej dot kredinë
Vetëvritet me armë zjarri një 40 vjeçar në Durrës.
Ngjarja u shënua paraditen e sotme në sektorin Rinia.
Sipas policisë, 40 vjeçari Shkëlqim Mullai është vetëvrarë në automjetin e tij.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vetëvrasja është kryer me një armë zjarri pistoletë model 54. Pranë trupit të viktimës u gjet edhe një letër lamtumire ku ai shkruante mbi vendimin fatal për ti dhënë fund jetës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëvrasjes janë bërë problemet ekonomike, pasi viktima kishte marrë një shumë të madhe kredie në bankë, të cilën e kishte të pamundur ta shlyente./A.XH