Tjetër vrasje brenda pak orësh, ekzekutohet një person në Bulqizë
Brenda pak orësh shënohen dy atentate me dy të vrarë në Shqipëri.
Krimi tashmë ka marrë pushtet të plotë dhe policia vetëm numëron kufomat.
Një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit të Bulqizës.
Objektivi i këtij atentati ishte Qerim Marku, 40 vjeç.
Marku humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Marku punonte si roje private në minierën e Bulqizës.
Në orët e para të mëngjesit u ekzekutua një biznesmen ndërtimi në qytetin e Durrësit./ep