E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet me armë një person në Malishevë

Në Malishevë të Ulët të Gjilanit është vetëvrarë me armë zjarri Baki Hamdiu i moshës 72 vjeçare. Hamdiu sipas Ismet Hashanit është gjetur të shtunën në podrumin e shtëpisë së tij dhe afër tij është gjetur një revole e llojit TT me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Baki Hamdiu i moshës 72 vjeçare është gjetur i vetëvrarë në podrumin e shtëpisë së tij. Rastin për rajonipress e kanë konfirmuar Avni Oruqi shef i njësisë rajonale të hetimeve në Gjilan dhe Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Hashani tha se viktima është gjetur të shtunën rreth orës 11 e 20 minuta në Malishevë të ulët, në podrumin e shtëpisë së tij dhe afër tij është gjetur një revole e llojit TT që besohet se me të është kryer vrasja tha Hashani raporton rajonipress.

Hashani tha se nuk dihen motivet e kësaj vetëvrasje derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›